Kjo vogëlushe ende nuk ka mbushur 1 vjeç. Përballet me një sëmundje të rëndë, leuçeminë. Por falë Zotit ka shqiptarë bamirës, që në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit u bënë bashkë për t’i mundësuar asaj kurimin e specializuar jashtë shtetit.
Me një ndjenjë çlirimi nga makthi i pamundësisë për të bërë diçka, nëna e Dianës falenderon nga zemra çdo bamirës që dha diçka nga vetja, për hir të kurimit të vajzës së saj të vogël, Dianës.
“Do do të nisemi për Itali, shumë e lumtur jam, nuk e prisja kaq shpejt… Shumë faleminderit të gjithë shqiptarëve, kushdo ka ndihmuar. Kam shpresa se në dashtë Zoti, do të bëhet mirë. Faleminderit shumë të gjithë juve”-thotë nëna e Dianës.
https://fb.watch/r5NgHwhepO/