Siç raportoi gazeta vendase “Post-Courier”, tërmeti i 23 marsit shkaktoi humbje jete dhe dëme materiale në provincën e Sepikut Lindor, e cila po përballej me përmbytjet si pasojë e shirave të dendur.Hap Pamjet Me Poshte!
Tre persona humbën jetën nga tërmeti që ndodhi në verilindje të qytetit Ambunti.
Guvernatori i shtetit Allan Bird, në deklaratën e tij për ABC News tha se rreth 1.000 shtëpi u dëmtuan si pasojë e tërmetit dhe përmbytjeve.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se një tërmet prej 7 ballësh goditi Papua Guinenë e Re. Tërmeti ishte në një thellësi prej 64 kilometrash.
Papua Guinea e Re ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të emërtuar si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”.
Në tërmetin e shtatorit të vitit 2022 prej 7.6 ballësh humbën jetën 21 persona.