Të rinj, fëmijë e të moshuar zgjedhin ta bëjnë këtë rrugëtim në shenjë sakrifice në emër të besimit në Kishën e Laçit.Hap Pamjet
Me Poshte!
Mes ritualeve të ndryshme përgjatë një rruge disa kilometër duke adhuruar muret e shenjta të këtij vendi, aty ku besohet se ka ndaluar për të pushuar Shën Antoni, besimtarët i drejtohen kishës për të dëgjuar meshën e shenjtë.
Shtatorja e Shna Ndout, ikona e këtij vendi të shenjtë, është një ndalesë tjetër e besimtarëve ku luten apo lenë dhurata në shenjë adhurimi, për të vijuar duke marrë bekimin e priftit, ujin e bekuar e mes lutjesh i drejtohen shpellës së Shën Vlashit.
Teksa ndezin qirinjtë dhe bëjnë urimet e tyre, besimtarët përmendin një për një emrat e të dashurve duke përcjell lutje për to.