Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Insajderi merr vesh se personi i vdekur është Triumf Ferati, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.
Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.
Për vdekjen e tij ka reaguar axha i të ndjerit, Florim Ferati.
“O bre Triumf po fort ma këpute shpirtin, nuk kam zemër me të thanë lamtumirë. Do të kujtojnë axhi gjithmonë”, ishin fjalët e tij ndaj nipit.
Përpos xhaxhait ka reaguar edhe tezaku i tij, Armend Delijaj. Ai ka thënë se kjo ditë është një ditë e kobshme për Istogun dhe të gjithë familjarët.
“Sa i trisht dhe pikëllues ky lajm tragjik për humbjen tëndë Triumf Ferati. Tezak Trimi na theve zemrat dhe na trondite të gjithëve, sot paska qenë një ditë e kobshme për Istogun dhe gjithë familjarët e shoqërinë. Zoti të bashkooftë në lula të Xhehnetit me tezakun Fadil (rroqkon tënd) që e deshte dhe të dashti aq shumë sa edhe na ike shumë herët tek ai”, ishin fjalët prekëse të tëzakut.