“Mami ra në koma dhe babai na solli në shtëpi një grua tjetër, ishte shumë e keqe” – Rike Roçi rrëfen historinë e trishtë

Gjatë një bisede emocionale me Roza Latin, Rike Roçi ka rrëfyer për një periudhë të errët të jetës së saj.

Me lot në sy, ajo tregon se babai i saj ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të mushkërive dhe se marrëdhënia e tyre familjare nuk ka qenë aspak e lehtë.

Rikja ka zbuluar për Rozën se babai i kishte mbajtur të fshehur një jetë tjetër paralele që ai kishte nisur në Itali. “Kur pas shumë vitesh ne u bashkuam, ai kishte bërë një jetë të re në Itali, por ne nuk e dinim” tregoi Rike.

Dhimbja e saj u thellua kur rrëfeu për një grua tjetër në jetën e babait, e cila jo vetëm që u bë partnerja e tij, por gjatë një periudhe të vështirë për familjen e saj, u afrua me Riken dhe motrën e saj në mënyra të padëshiruara. “Ajo na e ka nxirë jetën mua dhe mamit,” theksoi Rike.

Situata u bë më e vështirë kur nëna e tyre përfundoi në spital, dhe në atë kohë delikate, babai i tyre i solli këtë grua në shtëpinë e tyre. “Babi i qëndroi afër mamit kur ajo bëri aksidentin dhe përfundoi në koma, po pastaj e zëvendësoi mamin me këtë gruan” u shpreh Rike, duke rrëfyer se si babai iu përpoq të hapte një kapitull të ri të jetës së tij ndërkohë që nëna ende luftonte për jetën në spital.

Rike theksoi se edhe pse babai nuk u tregua i pranishëm gjithmonë si duhej, ajo nuk dëshiron ta gjykojë atë. “Nuk kam një fotografi ku jemi të gjithë bashkë” tha ajo. Ajo tregoi se babai i saj ndërroi jetë në Shqipëri, dhe në ato momente të fundit, megjithatë vështirësitë e mëparshme, ajo i qëndroi pranë. “Babi ka ndërruar jetë në krahët e mi” – rrëfen Rike.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *