Të lumtë goja Edmond Tupja: Një mesazh për ata që thonë, çfarë më duhet shqipja!


Publicisti Edmond Tupja i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV bëri një analizë të mirëfilltë të përdorimit të gjuhës shqipe në shkolla dhe vrasjen e fjalëve shqip nga gjuha e huaj.

Duke përmendur rastin e Koresë së Jugut, ku vetëvrasjet më të mëdha janë te maturantët, pasi prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë të përsosur në shkolla, Tupja jep një mesazh të rëndësishëm edhe për prindërit në Shqipëri. Për shkrimtarin ata që thonë: “Nuk ka çfarë më duhet shqipja, nuk më jep bukë!”, janë mercenarë. I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga

“Në fillore fëmija merr të mësojë anglishten. Prindërit nuk duhet t’i thonë bye-bye fëmijëve, po paçim. Ata po vrasin fjalët shqip. Shohin fëmijët e komshinjve, të fisit që i çojnë fëmijët në kurse, nisin edhe ata. E dini ju pse në Korenë e Jugut numri më i madh i vetëvrasjeve është në maturë? Sepse ata duan t’i bëjnë fëmijët të përsosur. Një gjuhë kanë ata, por kanë 20 orë mësim në javë në shkollë, edhe 20 orë edhe në shtëpi. Që t’i bëjnë gjeni. Numri më i madh i vetëvrasjeve në shkolla është te maturantët. Janë super të ngarkuar. Duan t’i bëjnë të gjithë si Ajnshtajn. Lëre more të lozë fëmija, të vrapojë, të dëgjojë muzikë. Jo muzikë tallava, vendosni pak muzikë jazz, pak popullore, pak nga të gjitha në mënyrë që ai të ndihet mirë.

Atyre që thonë çfarë më duhet shqipja, nuk më jep bukë, u them; Shkoni shituni! Shko mëso gjuhë të huaja dhe shitu. Këta që thonë kështu janë mercenarë. Kush u jep më tepër? Ky pra është një cenim kombëtar.”, u shpreh Tupja.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *