Pasagjerët e fluturimit të Latam Airlines nga Sydney në Auckland, përjetuan momente tmerri. 50 prej tyre mbetën të plagosur, si pasojë e turbulencave të forta, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një “problem teknik” në Boeing 787.
Pasi avioni u ul në Auckland, mjekët ofruan ndihmën e parë për gjithsej 50 persona në bord, ku njëri prej tyre besohet se ishte në gjendje të rëndë dhe 13 të tjerë u dërguan në spital.
#BREAKING: About 50 people have been assessed by paramedics and 13 taken to hospital after a “technical problem” on a flight from Sydney to Auckland caused a sudden movement in the air. #9News
“Avioni u ul në aeroportin e Auckland siç ishte planifikuar. Për shkak të incidentit disa pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u plagosën.
#BREAKING: About 50 people have been assessed by paramedics and 13 taken to hospital after a "technical problem" on a flight from Sydney to Auckland caused a sudden movement in the air. #9News
READ MORE: https://t.co/HQizloE5bK pic.twitter.com/odrBcSVyPN
— 9News Sydney (@9NewsSyd) March 11, 2024
Atyre iu dha ndihma e menjëhershme. Latam kërkon falje për shqetësimin dhe lëndimet që mund t’u jenë shkaktuar pasagjerëve dhe thekson se mbetet e përkushtuar për ta bërë sigurinë një prioritet”, tha një zëdhënës i linjës ajrore.
Ky ishte incidenti i dytë që përfshin një avion që niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sidneit të hënën.
Më parë, Fluturimi 830 i United Airlines me destinacion San Francisko, u detyrua të ulej pas një emergjence.