Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë të Kosovës ku një person është arrestuar nën akuzën se ka vrarë nënën e tij. Krimi ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ rreth orës 16:00.
Krim i rëndë brenda familjes në Kosovë, djali vret nënën! Dëshmia e tij pasi u arrestua: Më ka ndarë nga gruaja (Detaje tronditëse)Autori i krimit dhe nëna e tij
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë të Kosovës ku një person është arrestuar nën akuzën se ka vrarë nënën e tij. Krimi ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ rreth orës 16:00. Në pranga ka rënë Urim Hyseni, i cili pasi është dfërguar në komisariat, në dëshminë e tij ka bërë me dije se krimin e kishte kryer për shkak se sipas tij, e ëma e kishte ndarë nga gruaja e tij e dytë me të cilën ishte martuar.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mediat e Kosovës, kanë publikuar detaje tepër tronditëse të krimit brenda familjes. Hyseni, duke përdorur thikën i ka prerë kokën nënës së tij dhe më pas i ka pirë gjakun. Autori kishte ardhur nga Gjermania për të vizituar familjen e tij dhe pritej që brenda disa ditësh të rikthehej në vendin ku punonte.