Të gjjithë në lot nga rrëfimi i nënës së një bije të vdekur ‘Na ra bomba kur mësuam…’ E ëma e Gertit përlot Megin dhe studion mbarë


Moderatorja e “Për’puthen”, Megi Pojani, udhëtoi drejt Kavajës për të takuar mamanë e Gertit,
një nga konkurrentët që ka rrëqethur me historinë e tij për humbjen tragjike të motrës.

E ëma e Gertit, që mikpriti në shtëpi Megin tregoi se prej katër muajsh ka lënë Italinë dhe jeton këtu
për të shoqëruar konkurrentin në rrugëtimin e tij në programin e dashurisë.

Ajo tregoi se më parë pëlqente Gabrielën për djalin e tij, ndërsa tani Saiden.
“Në fillim më pëlqente Gabriela, nga pamja dhe nga karakteri. Ndërsa tani më pëlqen Saidja”.

E habitur, ajo u shpreh për historitë e dashurisë së Gertit, sidomos lidhjet paralele.
“Dy lidhje paralel, absolutisht nuk e dija. E dëgjova në emision për herë të parë. Kjo është pak jashtë normales. Megjithatë, unë çdo gjë e pranoj nga djali”.

Ndërkohë, Megi u mbush në lot teksa dëgjonte historinë e humbjes së motrës së Gertit.
“Në kohën kur zbuluam sëmundjen, Gerti ishte shumë i vogël. Në një moshë që kishte nevojë për përkujdesjen e prindërve.

Ne na ra bomba dhe filluam të merreshim me vajzën. Momenti më i vështirë i jetës sime ishte kur duhet t’i thosha Gertit që të ishte donator për motrën. Ai deri diku e kuptonte.
Më thoshte jam krenar që po dhuroj për motrën.

Nuk tregohet me fjalë. Ato ishin vitet më të bukura tonat, ajo ishte një engjëll, që Perëndia e kishte krijuar për vete. Me një zgjuarsi të paparë, e bukur”.
Mes lotësh, Gerti në studio tregoi se asnjëherë më parë s’ka pasur guxim të flasë për këtë ngjarje të rëndë në familjen e tij.

“E di që ka vuajtur. Jam krenar për të. Normal që ajo do ta vuajë më shumë se unë. S’kam pasur asnjëherë guxim të flas. Kur mami me babin flisnin, dilja, bëja vrap, i bija murit me grusht.

Nuk kam qenë i fortë. S’kam pasur guxim t’ia them as familjes së ish-partneres, nuk kisha guxim. Kur ata vinin në shtëpi, i fshihja të gjitha fotot e motrës”. /Top Channel/

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *