Teksa po shkojmë drejt fundit të vitit 2023 mesa duket ky ishte viti i këngëtarit Luiz Ejlli.
Kohët e fundit artisti ka publikuar një sërë këngësh ku më e freskëta është “Ninulla e vetmisë” e publikuar vetëm 7 ditë më parë.
Por mesa duket për Ejllin nuk do të jetë e fundit, ndonëse nata e ndërrimit të viteve nuk është e largët,
këngëtari është gati për të publikuar këngën e rradhës.
Një instastory e tij krah këngëtarit kosovar Bardhi Idrizi i njohur me emrin e artit “Bardhi”,
ngre dyshimet për bashkëpunimin më të zjarrtë të vitit.
Ndonëse asnjë nga dy artistët nuk ka folur për këtë projekt, storyt e Luizit flasin për një bashkëpunim.