Motra e Leonard Farrukut, shqiptarit që kreu vetëvrasje në një burg të Anglisë ka hapur një “GoFoundMe”
dhe kërkon ndihmë që të kthejnë trupin e vëllait në Shqipëri.
Jola kërkon ndihmën e shqiptarëve për ndihmë financiare në mënyrë që të sjellin trupin e
vëllait nga Britani në Shqipëri që familjarët t’i japin lamtumirën e fundit.
Kujtojmë që Leonard Farruku, 27 vjeç, pagoi 4,000 euro (3,436 £) për të kaluar Kanalin me një varkë të vogël verën e kaluar.
I riu azilkërkues ishte ankuar për shëndetin e tij mendor një ditë para se të vdiste dhe,
sipas personave të pranishëm, ishte dëgjuar duke bërtitur dhe përplasur në murin e kabinës së tij.
27 vjeçari, nga Manza e Durrësit u vetëvrarë në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani.