Aksidenti tragjik që ndodhi ditën e djeshme në Itali, shkaktoi katwr viktima.
Një autobus me fëmijë që po shkonin në ekskursion, u përplas me një ambulancë brenda tunelit Ca’ Gulino.
Një prej viktimave ishte me origjinë shqiptare dhe bëhet fjalë për mjekun 40-vjeçar Sokol Hoxha,
i cili studioi në Politeknikumin Marche dhe babai i një foshnjeje 4 muajshe.
Njoftimi:
“Në një mesazh prekës nga këshilltari i qarkut për kujdesin shëndetësor
Filippo Saltamartini, për mjekun Hoxha thuhet se:
“Personeli shëndetësor që punon në ambulancë rrezikon jetën çdo ditë dhe e vë në shërbim të pacientëve.
Janë heronj të heshtur dhe të ditës: sot tre prej tyre ranë duke kryer detyrën.
Duhet t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e vënë veten në shërbim të komunitetit çdo ditë me kurajo dhe altruizëm”, raportojnë mediat italiane.
Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin, ndërsa mediet italiane raportojnë se viktimat janë mjeku shqiptar,
infermierja, shoferi i ambulancës dhe pacientja e ambulancës që ishte nisur për në Urbino.
Po ashtu, 7 persona mbetën të lënduar nga aksidenti tragjik.