Një krim i tmerrshëm ka ndodhur sot në Goricë të Madhe të Kroacisë.
Një burrë ka vrarë nënën në shtëpi dhe më pas ka shkuar pas gruas së tij, të cilën e ka vrarë me armë zjarri në një dyqan.
Pasi u arratis dhe u ngujua në shtëpinë e tij, ai u vetëvra, raporton index.hr.
Qytetarët e Goricës së Madhe kanë mbetur të tronditur pas krimit të frikshëm.
“Një çmenduri e plotë. Ishte i zbathur dhe në të brendshme, me pushkë në dorë, burri hyri në dyqan pas gruas së tij, e cila po ikte në panik dhe i kërkonte ndihmë ndërsa e ka qëlluar”, thotë njëri prej dëshmitarëve.
Ndryshe, autoritetet kroate kanë nisur hetimet dhe informacionet e para do të dalin gjatë ditës së sotme.
https://fb.watch/pes2jCwXdx/
https://fb.watch/pes2_4EUmn/