Është ndarë nga jeta regjisori i filmit “Gjirokastra”, Juri Arabov.
Kineasti i famshëm rus Juri Arabov, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.
Ai ishte një personalitet botëror në fushën e kinematografisë,
i nderuar me çmime ndërkombëtare si skenarist
dhe ushtronte detyrën e shefit të katedrës së skenarit në Akademinë e Arteve të Moskës.
Ngjarjet e filmit artistik shqiptaro-rus, xhiruar në Gjirokastër në dhjetor 2019, mbështetur mbi motivet e veprës së Kadaresë,
lidhen me fatin e trishtë dhe kalvarin dramatik që kaluan
me dhjetëra familje shqiptaro-ruse pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.