Infeksionet e dorës janë të shpeshta në kirurgjinë e dorës. Shumica e rasteve nuk janë urgjente, dhe trajtimi korrekt i tyre është i rëndësishëm për të arritur rezultate të mira.
Infeksionet e dorës më rradhë mund të jenë të rënda: si tenosinoviti flexor apo fasciti nekrotizues dhe kërkojnë diagnostikim dhe trajtim urgjent dhe në disa raste edhe trajtim kirurgjikal.
Diagnostikimi i vonuar dhe trajtimi jo i mirë mund të rezultojë në rezultate të dobëta dhe me deficite funksionale të përhershme.
Urgjecë diagnoze dhe trajtimi
Infeksionet e dorës që kërkojnë diagnostikim dhe trajtim urgjent janë:
infeksionet nekrotizuese të indeve të buta (NSTI)
tenosinoviti flexor
infeksionet e hapësirës së thellë të duarve
artriti septik
Këto infeksione janë urgjente për tu diagnostikuar dhe trajtuar pasi vonesat në trajtim apo trajtimi jo korrekt shoqërohet me dhimbje të forta, humbje të gamës së lëvizjeve apo deri në amputacion.
Infeksionet nekrotizues të indeve të buta (NSTI) mund cojnë në amputim dhe në raste të rradha deri në vdekje.
Infeksione të tjera jo urgjencë
Infeksionet e dorës që nuk konsiderohen urgjencë por përsëri kërkojnë diagnostikim dhe trajtim të kujdesshëm:
celulitet dhe abseset
kafshimi, pickimi nga kafshë apo insekte
infeksionet e majës së gishtit
absceset e butonit të jakës
osteomieliti
Infeksionet atipike dhe imituesit
Trajtimi
Infeksionet e dorës kërkojne një histori të plotë anamneze, ekzaminim fizik, imazherik dhe laboratorik (vlerat e natriumit, kreatininës dhe WBC, PCR, ERS, prokalcitonin etj.). Trajtimi medikamentoz apo kirurgjikal bëhet në mënyrë specifike rast pas rasti.