Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Edona në një bisedë që kishte me Lindën, ka treguar mbi vështirësitë që është ndeshur pas periudhës së transformimit në grua.
Linda ka treguar mbështetjen e saj të plotë ndaj zgjedhjeve të njerëzve mbi jetën e tyre, derisa Edona ka treguar sfidën më të madhe – komentet me të cilat ndeshej.
“Kam luftuar shumë me qenë ky kush jam sot. Më e rënda ka qenë që është dashur me i bë paratë për operacione. Por, më e vështira ka qenë pjesa e komenteve të njerëzve, s’më kanë parë si njeri”, ka thënë Edona pos tjerash.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.