Divorcohet nga bashkeshorti gjerman, gruan shiptare e gjen belaja..


Në 10 Prill transmetuam denoncimin e qytetares Albana Frankenhauser, e cila tregoi, se ka qenë e martuar me një shtetas gjerman dhe pas divorcit ka mbajtur mbiemrin gjerman, pasi jeton në këtë shtet.

Pasi ka bërë njohjen e divorcit në Shqipëri, i kanë kthyer mbiemrin e vajzërisë me pretendimin, se nuk është shprehur gjykata e Gjermanisë.

Pas shumë peripecive, Albana e çoi çështjen në gjykatë dhe në Tetor 2022 çështja u pushua, pas komunikimit, se ajo do të kalonte në sistem me mbiemrin e huaj.

Por në Prill 2023 Albanës i është bllokuar pasaporta, pasi në sistem Gjendja Civile e ka kthyer sërish me mbiemrin e vajzërisë Lila.

Në këtë mënyrë Albana u detyrua të pajiset me pasaportë me mbiemrin Lila, pavarësisht, se gjykata i njohu të drejtën e mbiemrit gjerman.

Pas më shumë se 6 muajsh Albana thotë, se në Gjermani i kanë lënë mbiemrin Frankehauser, por i thanë, që mund të udhëtojë në Europë, por jo në Shqipëri.

Për Albanën, ky është një kufizim i pamundur, pasi ka prindërit e moshuar në Shqipëri.

Albana Frankenhauser: Për momentin ndodhem në Gjermani, pasi ika e detyruar të marr mbiemrin e vajzërisë. U gjenda këtu përsëri në një problem tjetër, sepse mbiemri nuk ndryshohet pa vendim gjyqësor dhe Gjermania nuk e njeh atë mbiemër. Në favorin tim më lanë kartën me mbiemrin Frankehauser dhe më thanë udhëto në Europë dhe mos hy në Shqipëri. U bën gati 6 muaj dhe janë zhvilluar 3 seanca dhe Drejtoria e Gjendjes Civile, nuk e di, pse zvarritet problemi im kaq shumë dhe nuk arrihet të jepet një vendim. Mua më duhet të vij në Shqipëri, pasi unë kam 2 prindër pensionistë dhe nuk mund të vij, e kam të ndaluar nga Gjermania hyrjen në Shqipëri. Kërkoj, që të jepet vendimi i ndryshimit të mbiemrit dhe Gjykata mos ta zvarrisë çështjen time, pasi jam në hall të madh dhe nuk futem dot në Shqipëri.

Aktet e drejtorisë së Gjendjes Civile kritikohen nga lektorja e të drejtës ndërkombëtare Evelina Çela, si të paligjshme.

“Në kushtet kur ne jemi kandidatë të BE-së synojmë të përmirësojmë legjislacionin, ta përafrojmë me ‘Acquis communautaire’, nuk mundemi ne të shprehemi mbi vendimin e një gjykate, ose prej një prej pikave të vendimit të gjykatës. Kur nuk është një gjë e tillë e shkruar qartazi nuk mund të marrim vendime që kundërshtojnë vendimin e gjykatës, aq më tepër të fillojmë një sërë procedurash për ndryshimin e mbiemrit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, avokati Arben Llangozi shpjegon, se vendimi i gjykatës duhet të zbatohet dhe jo të interpretohet.

“Çdo lloj institucioni gjyqësor apo qoftë gjendje civile apo institucione të shtetit shqiptar kanë detyrimin të zbatojnë vendimin e gjykatës sipas nenit 451/a, kur thotë, çdo lloj institucioni i Republikës së Shqipërisë është i detyruar të zbatojë vendimet e gjykatës dhe vendimet e gjykatës zbatohen vetëm për ato që janë shprehur. Pra gjendja civile në rastin aktual ka marrë atributet e gjykatës dhe ka zgjidhur një mosmarrëveshje, kur gjykata nuk është shprehur. E ka zgjidhur vetë gjendja civile në mënyrë absurde dhe abuzive”, tha ai./Tv Klan

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *