6 simptomat e para të diabetit për ta kapur në kohë


Diabeti është një sëmundje që ndikon në aftësinë e trupit tuaj për të prodhuar ose për t’iu përgjigjur insulinës, duke rezultuar në sheqer të lartë të gjakut.

Simptomat e para mund të jenë aq delikate sa disa prej jush mund t’i konsiderojnë si të parëndësishme dhe të mos i kushtojnë rëndësi. Nëse nuk trajtohet, diabeti jo vetëm që mund të ulë cilësinë e jetës, por mund edhe të zvogëlojë jetëgjatësinë, prandaj është e rëndësishme ta diagnostikoni në kohë.

Ja simptomat e para që duhet të njihni:

Etje dhe urinim i shpeshtë

Shtimi i etjes (polydipsia) dhe urinimi (poliuria) janë simptomat më të zakonshme të diabetit. Kur jeni me diabet, veshkat nuk mund të thithin apo të apsorbojnë të gjithë sheqerin e tepërt.

Kështu sasia e sheqerit përfundon në urinë, duke marrë lëngje nga indet e trupit. Kjo shkakton etje dhe njëkohësisht urinim të shpeshtë.

Shtimi i urisë

Uria (polyphagia), së bashku me etjen dhe urinimin të përmendura më lartë, përbëjnë 3 shenjat kryesore të diabetit.
Nëse trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, nuk mund ta konvertojë ushqimin në glukozë që qelizat tuaja përdorin për energji. Dhe kjo shkakton uri.

Lodhje

Një tjetër shenjë e zakonshme e diabetit është lodhja e vazhdueshme. Kur jeni me diabet, ju ndiheni të lodhur dhe të fjetur gjatë gjithë kohës për të njëjtën arsye që ju shkakton dhe urinë apo etjen: qelizat tuaja nuk kanë mjaftueshëm glukozë për t’u përdorur për energji. Dehidrimi i shkaktuar nga urinimi i shpeshtë gjithashtu sjell lodhjen.

Shikim i paqartë

Shikimi i paqartë nuk është vetëm shenjë e një problemi serioz të syve, por mund të jetë edhe një shenjë e hershme e diabetit.

Këto ndryshime në sy janë zakonisht të korrigjueshme, ja pse është e rëndësishme të normalizohet niveli i sheqerit në gjak. Nëse diabeti nuk trajtohet, këto ndryshime mund të përparojnë dhe të çojnë deri në verbëri.

Humbje peshe e papritur

Humbja e papritur e peshës është kur një personi i ndodh të humbasë kilogramë dhe një peshë të konsiderueshme pa ndihmën e dietave ose ushtrimeve.
Meqenëse trupi juaj nuk mund ta përdorë glukozën si një burim energjie, ai fillon djegien e yndyrës dhe muskujve për energji, duke shkaktuar rënie në peshë.

Dehidrimi gjithashtu kontribuon në humbjen e papritur të peshës, pasi trupi juaj përdor të gjitha lëngjet në dispozicion për të prodhuar urinë. Humbja e papritur e peshës është shenjë e zakonshme e diabetit të tipit 1, por mund të prekë edhe njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Plagët mezi mbyllen

Plagët e hapura e që mezi mbyllen janë simptomë e diabetit. Sheqeri i lartë i gjakut jo vetëm që rrit inflamacionin në plagë, por gjithashtu çon në qarkullimin e dobët të gjakut, duke e bërë të vështirë për gjakun të arrijë dhe të rigjenerojë zonat e dëmtuara të lëkurës

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *