Astrologia e njohur Meri Shehu e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka folur për astrologjinë dhe si ndikon ajo edhe tek lindja e njeriut.
Sipas saj mund ta ndryshosh fatin në bazë të energjive të planetëve. Për shembull, sipas Merit, nëse lind në një natë pa hënë, energjia e hënës nuk është kaq e shprehur tek ty dhe të mundon psikologjikisht brenda vetes ose tek femrat mund të sjellë probleme emocionale të cilat më vonë mund të përkthehen në probleme shëndetësore.
Rudina Magjistari: Njerëzit, besnikët e vërtetë të astrologjisë e kanë totalisht jetën të varur prej saj apo jo?
Meri Shehu: Të varur, ndikohen ose e përdorin si metodë. Tashmë njerëzit po përdorin shumë metoda, disa ndërhyrje në ADN, në qelizë për të ndryshuar të dhënat, astrologët ose termi i astrologjisë është shumë i lashtë dhe lidhet dhe me kulturat fetare më pas që dhe ardhja e Krishtit u paralajmërua nga tre astrologë sepse panë vendosjen e yjeve në qiell në një renditje të tillë që paralajmëroi ardhjen e një energjie të fuqishme.
Çdo të thotë ndikim ose lindje e një njeriu nën yje të veçanta? Ne jemi pjesë e universit, tani duam apo s’duam qoftë për praktikët, apo për mendjet më të ndritura, apo qoftë dhe për mendjet jo të ndritura ne jemi materie dhe jemi pjesë e universit. Duke qenë pjesë e universit nuk mund të rijmë larg këtyre forcave, jemi përbërje yjesh.