Dashuri edhe përtej vdekjes! Sot nuk flasim…(Mos kalo pa e lexuar)


Dashuri edhe përtej vdekjes!
Sot nuk flasim…

Se di kënd ta fajësojmë , kohën që na largoi apo fjalët që i thamë…por, sot nuk flasim !
Asgjë më nuk është e njëjtë, as fytyra ime që me mall prisje ta shihje dhe as kaqurrelat e mia, atyre kaherë i ka humbë shkëlqimi…
Vëlla e motër vazhdojmë të jemi, por ama më nuk flasim.

Unë , të dua ende njëjtë e bile ende lavdërohem se kam vëllain trim ,për mua flakën ia vë botës,por ama nuk flasim ka kohë.
Kanë kaluar plot vjet që nga hera e fundit, kur për pak gjë e për pak fjalë u prishëm vëlla, ti mbajte inat e unë krenari, por unë ende s’heq dorë nga ti sepse vetëm zoti mund të ma ndalojë frymëmarrjen time e ti je fryma ime, ani pse më asgjë në vendin e vet nuk është.
Ti , zgjodhe ikjen , ndërsa unë qëndrimin!

Më pate dhënë fjalën atëhërë në ditëlindjen time të 6’të, kur për herë të parë festuam pa babain, se do të rrish afër dhe u rrita me atë premtim derisa mbusha 17 vjeç ndërsa ti 23 , zgjodhe për grua një të fisit tonë dhe unë e nëna të dolëm para e të kundërshtuam… dashuria nuk njeh kufi na thoje e prisje t’bënim dasëm me dasmorë…
Isha veç 17 vjeçe dhe se dija ndjenjën që ti kishe ndaj Lumes, por ama e dija se ishte ndjenjë me rrezik se do të hyje në gjak me kushërinë dhe s’do të linin të gjallë.

Unë një vëlla të kisha e nëna veç një djal, ndërsa ishe i ri dhe lehtë thonim e harron e të martojmë me një vajzë tjetër se plot vajza kishte bota.
Zemra, nuk të pyet na thoshe, s’ka si ajo na thoshe dhe asnjëherë nuk hoqe dorë…
Edhe sot, që janë bërë plot 9 vjet pa u parë e pa folur, ti jeton për të ani pse atë dheu e ka mbuluar…dashuria e tillë qenka, edhe jetën jep për të.
Sot, nëna është plak shumë, e kanë mbuluar rrudhat e sëmundja e sheqerit thuajse po e merr përditë e ngapak…të pret të kthehesh, por kurrë as i gjallë s’u bëre…
Mua, aga më ka fejuar, për Azemin, të birin e Selimit, dhe në mot dojnë me më martu…
As nuk më kanë pyet e as nuk i kam kundërshtuar, se s’doja ta kisha fatin tënd…
Në mot mot bëhen 10 vjet plot nga ajo natë kur na gjuajtën shtëpinë me plumba, fisi i Lumes…të patëm thanë mos e merr, por dashuria juaj e madhe s’dëgjoi as kanun e as plak e t’mençur.
E pate grabitur pa dëshirën e nanës e pa izën t’familjes saj.
Kush s’dinte gjë as ku jeni e as si jeni…
Për ta thyer mendjen tënde , na patën gjuajtë me plumba shtëpinë, pa na lënduar as mua as nanën, veç për me ta kthye mendjen tënde…
Lajmi kishte arritur tek ti dhe pa zbardhë mirë dita ti kishe mbërri në oborr, ndërsa Lumja në shtëpi të saj na the se është kthyer.
Ditë e kobshme korriku për të gjithë ajo ditë.
Lumja, s’kishte bërë qysh t’kishte thanë ty, por ishte ngjitur në maje t’kodrës e kish mbytur veten…
Ajo, bukuria e fytyrës së saj, ishte shndërruar në gjak e as sytë nuk i dalloheshin , e bile njëra dorë i ishte këputur , kështu tregonin fshatarët që e kishin parë parase trupin e saj ta varrosnin në dhe…
Be, kishin bërë fisi i saj, se s’do të linin të gjallë as ty…
Në mot mot plot 10 vjet nga ai korrik, dhe më as s’kemi fol e as s’dimë gjë për ty…
As, s’je bërë i gjallë e as i vdekur me të vajtue te varri.
Ti ende je vëllai im, ai që më xhelozonte edhe nga djemtë e lagjes ani pse isha veç 9 vjeçe dhe luanim fshehtaz si krejt fëmijët.
Unë, ende shpresoj se me duvak ti do t’më nisësh nuse , njëjtë qysh ia kishe dhanë fjalën babait , para se me dhanë shpirt…
Jeta është e vështirë edhe tani, njëjtë sikur atëherë.
Malli na djeg brendësinë e s’ka lotë që e shuan!
Jeta është e vështirë , i merr njerëzit më të mirë…
Një ditë e nxehtë vere dhe një udhëtim me avion drejt perëndimit, as në ëndërr se kisha menduar, por një telefonatë për një të lënduar rëndë në një aksident trafiku detyrimisht ma imponoi…
Dyshonin se je ti dhe mua më duhej ta bëja identifikimin tënd si më e afërta nga familja meqë nëna ishte plak…
Ishe në intenzivë, i lidhur për shumë kabllo mjekësore e madje edhe frymë mezi merrje, vetëm nga lëvizjet në lukth të dalloja…
Shumë kishe ndryshuar vëlla, por e vetmja që ishte e njëjtë ishte dashuria ime për ty…
Kaluan ditë e netë dhe të bëja roje te koka, prisja të ktheheshe në jetë , se mjekët pak shpresa më jepnin, ama ti kaherë kishe vdekur për të gjithë, atëherë kur ike pa lënë gjurmë , për një dashuri të ndaluar kur na vrave të gjithëve, por tash vetëm nëse zemra do të ndalonte , sa do ta kishim një varr për të të vajtuar.
Nga të gjitha ato që dëgjova për ty, u tmerrova…
Kishe vuajtur shumë këto vite, sa në burgje e sa në kampe azili, ishe ngatërruar në shoqëri të keqe dhe mbiemër kishe ndërruar…dikur një djal i pafajshëm që edhe kokën ulte teksa fliste me dikend nga mirësjellja.
Një dashuri që të shndërroi në tjetër njeri ty dhe e çoi në vdekje një tjetër njeri, a ia vlejti ?!
E sheh vëlla, sa e vështirë është jeta, në fund të gjithçkaje , të mbeta vetëm unë dhe nëna dhe asnjë tjetër, njëjtë si të pata premtuar se dorën kurrë s’do ta lëshojë as atëherë kur dallgët e jetës të godasin dhe as atëherë kur jeta të tund edhe përtej durimit tënd, dorën kurrë s’do ta lëshojë se ti je gjaku im , je fryma ime dhe frymën vetëm zoti mund të ma marrë.
P.s
Kjo botë ka shumë ngjyra , shumë njerëz , por pak fytyra, prandaj mbi të gjitha le të jetë familja !

Shkruan: Blerina Ademi Sahiti

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *