Asnjë tjetër si ajo! Vendosa t’ia kërkoj divorcin…(Mos kalo pa e lexuar)


…asnjë tjetër si ajo!
Vendosa t’ia kërkoj divorcin…
Asgje më nuk ishte si dikur, as ndjenjat madje. Befas gruan që shumë e kisha dashur nisa ta shoh si të huaj ani pse kishim kaluar plot 9 vite martesë dhe kishim dy fëmijë bashkë. Me zorr kthehesha nga puna në shtëpi dhe me zorr e ndaja shtratin bashkë madje. Gëzohesha kur më telefonin shokët për kafe, sepse kështu kisha mundësi t’i shmangesha kontaktit me gruan.
Jeta shumë e çuditshme, dikur mezi prisja ta takoja, t’ia ndjeja armonën e t’ia dëgjoja zërin. Sot e shihja si të huaj madje.
Të vetmet tema që diskutonim aty këtu ishin fëmijët.
Atë natë vendosa të flas me të sepse i kisha premtuar se nëse një ditë s’do të ndjeja më, vet do t’ia thoja ani pse atëbotë se kisha menduar kurrë se do të vinte kjo ditë.
Shkoja herët në punë.
Ani pse 9 vite martesë, ajo gjithmonë më përcillte dhe asnjë ditë s’isha nisur për punë pa e pirë kafen nga duart e saja.
Kur kthehesha pasdite, drekën e gjeja të gatshme, madje gjithmonë sipas shijes sime dhe gjithmonë sipas të fëmijëve. Asnjëherë sipas shijes së saj. Veten e linte pasdore shumë. Bile kafen e pinte gjysmë gjysmë se fëmijët kishin kërkesa dhe secilës arrinte t’ia dilte mbanë.
Punoja në një kompani të fuqishme dhe në duhej gjithmonë i krehur e i hekurosur të isha. Ashtu e donte etika e punës. Dhe kurrë për aq vite sa isha aty nuk ka ndodhë të mos i përshtatem punës. Gjithmonë ishte e përpiktë gruaja.
Por, kishte ardhur koha që unë ta ndaja rrugën me të. Ishin akoma fëmijët shumë të vegjël, por do të rriten gjithsesi dhe nëse ajo do të pajtohej kujdesin do ta merrja unë përsipër sepse në mendje kisha ta ndërtoja një jetë të re dhe sigurisht isha i bindur se ajo me të cilën doja ta kaloja pjesën e mbetur të jetës do të dinte të kujdesej për fëmijët e mi si të ishin nga gjaku i saj…
Se dija madje nga t’ia filloja…
Do t’i shkaktoja dhimbje pa dyshim… Të përfundojë një lidhje e gjatë sikur e jona brenda një nate sigurisht s’do të ishte e lehtë. Shumë ishim dashur. Edhe natën e zbardhnim zgjuar sepse jeta na dukej e shkurtër ta humbnim kohën në gjumë. Bënim be në kokë të njëri-tjetrit gjithmonë dhe gjithmonë nga gota e njëjtë kishim pirë ujë që ta ndjenim shijen e buzëve tona edhe aty. Ishim dashuruar çmendurisht shumë prandaj sonte e kisha të vështirë t’ia përmendja ndarjen.
E kisha vështirë t’i thoja se tash e një kohë unë po e ndaja shtratin me një tjetër dhe se me një tjetër doja ta kaloja pjesën e mbetur të jetës.
Ishte ora 19.30… Ra zilja e banesës. Ishte motra e saj. Pavarësisht se kisha respekt për të, sonte hiç s’më erdhi mirë që erdh sepse do të më mbetej biseda pa e folur. Do të shtyhej për mëngjes dhe gjatë më dukej edhe një natë më shumë të shtrihesha në shtrat dhe të gjeja arsyetime e të flija…
Mund të dalim sonte për darkë? – M’u drejtua gruaja mua, derisa isha duke shfletuar facebook’un në telefon.
Po, ne darkën e përfunduam i thashë sepse edhe ashtu e kishim ngrënë.
S’ka dert. Mund të pimë diçka. Motra ime do të kujdeset për fëmijët.
Pritova shumë sepse kishte kaluar shumë kohë që përveç kafes në shtëpi me të diku tjetër s’kisha pirë…
Jam i lodhur nga puna, por po dalim- si me turinjë të varur ia ktheva.
Kaloi 20 minuta dhe ajo akoma po bëhej gati në dhomë. Nanë e dy fëmijëve pash një Zot thashë vet me veti çka po e zgjat kaq shumë. Gjithmonë për 5 min vishej. Trenerka a farmerka edhe shkonim në kënd lodrash a në park se diku tjetër jo. Ishte bërë kohë që s’kishim dal bashkë. Prandaj, sonte u mërzita pse po dilja se kisha harruar si është të dalësh me të vetëm dhe ta them të drejtën në qytet kishte femra të mbajtura mirë e që mbanin aromë parfumi dhe kjo e imja sigurisht do të ishte ndryshe nga to…
Jam gati më tha, mund të dalim- u dëgjua nga korridori zëri i saj.
I putha fëmijët dhe i premtova se s’do të rrinim gjatë se edhe ashtu s’dija si do ta shtyeja kohën…
Kur dola në korridor pas kaq vitesh fluturat në bark më ngacmuan për gruan që sonte kisha plan t’ia kërkoja divorcin por ishte diçka momentale thashë me vete. Isha i eksituar nga veshja e saj ose nga pamja e saj që kisha para syve… kishte veshur një fustan deri në gjunjë që aq bukur e në detaje ia paraqiste secilën vijë të trupit. Flokët e saj ngjyrë ari sonte shkëlqenin dhe ia preknin edhe belin. I vinte era aq e mirë saqë kisha harruar se i ka të gjatë sepse gjithmonë i mbante lidhur…bile edhe ngjyrën e tyre s’ia dalloja më. Në fyt kishte vendosur zingjirin që ia kishe blerë kur na kishte lindur vajza. Para 6 vitesh. Prej atëherë më të vetmet gjëra që i kisha blerë ishin pampersat për fëmijë… asgjë tjetër.
U nisëm.
Më luti ta merrnim makinën ani pse ishte vera dhe jetonim shumë afër qendrës.
Sado e çuditshme të ishte kjo dëshirë e saja, nuk i thashë jo. Akoma isha i magjepsur nga pamja e saj dhe kisha harruar se po atë natë do t’i kërkoja divorcin.
Kishe kolonë rrugëve. Shumë makina se ishte edhe koha kur shumë mërgimtarë tashmë kishin ardh në vendlindje. Sa kishim qenë në lidhje, shumë I donim kolonat sepse kështu zgjatej koha që e kalonim bashkë. Ndërsa, sonte kisha ndjenja të përziera. Sonte, pas ca orësh un dhe ajo do të ishim dy të huaj…
Një dridhje telefoni dëgjohej Tash e sa kohë në çantën e saj, por asaj as që i bëhej vonë të lajmërohej. As sa ishim në lidhje kurrë s’lejonte që telefonata të na ndërprente çastin…
Përgjigju i thashë, mos ka diçka me rëndësi.
Jo, s’do të lejoj të na prishet çasti sonte. Për askënd.
Më puthi fort në faqe e në qafë. Pastaj fort ma shtrëngoi dorën. Sa bukur po të rri unaza më tha. Mos e hiq asnjëherë. Përgjithmonë vetëm i imi qëndro dhe përsëri më puthi fort njësoj siç bënte sa ishim në lidhje, njësoj kështu i shfrytëzonte kolonat e makinave.
Unë, sonte do ta hiqja atë unazë nga gishti…por pse sonte po eksitohesha kaq shumë nga nëna e fëmijëve të mi. Sonte po më ngacmonin fluturat në bark dhe po më trulloste parfumi i saj. Qafa e saj e zbuluar nga fustani sonte po në tërhiqte ta puthja njëjtë sikur bëja sa herë që vishte diçka më hapur dhe i zbulohej qafa… Por, s’kisha guxim ta bëj. Në njërën anë doja por në anën tjetër tashmë ishte bërë kohë e gjatë që kisha marrëdhënie me një tjetër. Sonte, u ndjeva në faj. Sonte, edhe gruaja ime pashë që qenka akoma e bukur, akoma tërheqëse…por s’kisha guxim ta bëj asnjërën.
Ma jep të voziti unë- të lutem- më tha.
A je çmend- ti as se din cili është gazi dhe as s’din ta mbash timonin- i thashë.
Po na dënojnë policia a po bëjmë aksident rri rahat – i thashë.
Punë e madhe.
Bota le të shembet kur jam me ty.
Qiell e tokë le të bëhen bashkë. Jam me ty. Edhe nëse aksidentohem të paktën do ta jap shpirtin afër teje, sepse ti e din se të dua deri në frymën e fundit apo- ishin fjalët e saj, tamam si adoleshente. Sonte, pa ndal më fliste sikur të ishim dashnor dhe jo burrë e grua e prind të dy fëmijëve.
Ti, a më don deri në vdekje?
A më don deri në vdekje, pse s’po më përgjigjesh?
Dy herë më pyeti dhe unë se dija çka t’i përgjigjesha. I kisha premtuar se do ta dua edhe përtej vdekjes por sonte kisha ngelur pa përgjigje.
Ma kapi fytyrën me duart e saja që ishin kaq të buta dhe më shikoi dy tre sekonda pa ndalë.
Edhe ti më don mua…
Për ty jam e vetmja të jesh i bindur. Ti s’mund ta duash tjetrën dhe as ta ndash shtratin me tjetërkend apo?
Fjalët e saj sikur ma përmbysën botën. Përsëri ngela pa përgjigje.
Shyqyr që arritëm në park. Aty kërkoi të dilnim. Sado që në fillim mu dok absurde kërkesa e saj, Tash falënderohesha sepse ishte natë dhe të paktën do të mund t’i shmangesha syve të saj.
Por, sytë e saj të gjelbërt sonte shkëlqenin. Shkëlqenin madje më fort se hëna. Aroma e saj sonte po më trulloste mendjen. E kisha kaq afër dhe s’kisha guxim as ta prekja, ani pse ishte gruaja ime…ani pse sonte doja t’i ndaja rrugët me të, unë sonte isha në gjendje t’ia vëja flakën botës për të. Sonte, më dehi me gjithçka…
Oh, shyqyr s’po kalon asnjëri, bile ta shfrytëzoj rastin e të përqafoj fort se ti ia ke mërzi të të afrohem para njerezve e bile gjithmonë e ke pas mërzi… mi tha këto fjalë dhe më kapi përqafe fort njëjtë sikur bënte zakonisht kur ishim në rrugë e s’na shihte asnjëri…
Por, sonte më mbajti më gjatë shtrënguar dhe befas e ndjeva se dridhej, sikur qante heshtur dhe përpiqej ta fshihte. Tentova ta ndaj nga vetja dhe ta shoh pse, por me zë duke iu dridhur mu lut: më mbaj edhe pak kështu të lutem. Më shtrëngo fort, sikur të ishte hera e parë kur më pate përqafuar me aq emocione dhe mos më lësho sikur te ishte ky perqafimi ynë i fundit.
E ndjeja se po qante por se dija se ç’po ndodhte… pse kjo dalje sonte dhe pse këto lotë. Por, më së shumti s’arrija ta kuptoja veten pse këto ndjenja për të sonte.
Zemra po më gufonte…Do të dilte nga vendi…Flokët e saj era që frynte mi përplaste në fytyrë sonte… Oh do të çmendesha, mos vallë ka bërë kompromis edhe me natyrën sonte që të më trulloste mendjen kaq fort.
Pas kaq kohe sonte ishte hera e parë që e përqafova fort dhe s’doja as ta lëshoja nga krahët. E shtyva nga vetja dhe ia kapa fytyrën me duar, ia largova flokët nga fytyra dhe e putha me plot ndjenja… ia fshiva lotët që se dija as pse i kishte në sy dhe përsëri e putha fort.
E putha dhe e përqafova dhe në heshtje lutesha mos ta humbisja kurrë e të ishte e imja deri në vdekje. Kisha harruar se e mendoja divorcin. Kisha harruar tjetrën dhe sonte zemra më rrahte si të isha 18 vjeç dhe si të ishte hera e parë që po e puthja…
U kthyem në shtëpi dikur vonë dhe unë lutesha nata mos të mbarronte kurrë. Lutesha që fëmijët të ishin në gjumë dhe sonte ta zbardhja mëngjesin zgjuar me të…
Unë kisha harruar se e dashuroja…
Unë kisha harruar madje si ishte të prishej shtrati me të sepse herë flinte në kuzhinë e herë te fëmijët dhe ato pak herë që flinte në shtrat unë ia ktheja shpinën…
Por, sonte gjithçka ishte e përsosur.
Sonte, nata s’doja të mbaronte kurrë. Sonte, fjetëm me fytyrë kah njëri-tjetri. Ia ndjeva frymëmarrjen. Ia ndjeva aromën. Ia largova flokët nga fytyra sa herë më doli gjumi dhe po aq herë e putha në sy, në ballë, në faqe e në buzë. Ishte kaq e bukur. Ose unë se kisha vërejtur sepse gjithmonë ka qenë e tillë sepse brenda natës s’mund të ishte ndryshe.
E zgjata dorën ta kërkoja në shtrat.Por se gjeta…Dita kishte zbardhur dhe doja që ta zgjoja sikur e bëja në fillim të martesës, por se gjeta. Tashmë ishte zgjuar. U zgjova, do ta puth përsëri sepse sigurisht është në kuzhinë ose te fëmijët. Shkova në kuzhinë por s’dukej askund.
Shkova te dhoma e fëmijëve dhe as aty s’ishte. S’ishin as fëmijët. A thua ku ka mundur të shkojë në 7 të mëngjesit?!
Auuuu!
U dëgjua zëri i saj nga ballkoni.
Dola e kapa përqafe, ishte trembur nga një marimangë. Zakonisht trembej dhe strehohej tek unë.
Por, pavarësisht se unë e përqafova, ajo sot s’ma ktheu njëjtë sikur bërë mbrëmë përkundrazi ishte e ftofshme…
Në tavolinë kishte kafen dhe disa letra.
Ishte edhe një kimik mbi ato letra. Ishin edhe disa fotografi të kthyer mbrapsht që s’arrija t’i shihja çka janë…
Ulu të lutem!
Le ta pimë kafen e fundit bashkë si burrë e si grua.
Fjalët e saj ma përmbysën botën.
Si të fundit i thashë, ne kemi një jetë përpara që do ta jetojmë bashkë, mos fol kështu.
Ne kishim një jetë më tha, dhe u ul e vazhdoi me një zë sa duke iu dridhur e sa përpiqej ta mbante nën kontroll.
Ne do të mund ta kishim një jetë bashkë për ta jetuar, njëjtë sikur i kemi premtuar njëri tjetrit, por ti e theve premtimin tonë.
Ne do të mund të ishim ndryshe sikur ti të mos më zëvendësoje me tjetrën.
Për një moment deshta të arsyetohem se s’është ashtu por ajo vazhdoi të fliste dhe unë prisja që këto fjalë t’i shoqëronte me lotë, por jo. As edhe një pikë loti nuk i doli.
Ti nuk paske qenë burrë – më tha- sepse një burrë i pjekur do ta dojë gruan e tij edhe me strijat e me rrudhat. Do ta dojë me të metat e saj dhe s’do të përpiqej ta ndryshonte e aq më pak ta zëvendësonte me dikend tjetër. Njêjtë sikur ke bërë ti, tash e sa kohë.
Tash e sa kohë më ke vendosur për budallë dhe ke menduar se nuk po vërej asgjë.
Ndërsa, unë kam pritur që t’i bëhesh babë fëmijëve tonë, ti shkove iu bëre dashnor tjetrës. Ndërsa, unë gjithë natën rrija zgjuar me fëmijët, ti gjithë natën shkruaje mesazhe me të dhe sa herë që unë vija në dhomë e prisja të më përqafoje, ti ma ktheje shpinën. Ti asnjëherë s’mendove se edhe unë kam ndjenja, ndërsa ndjenjat e tua i kaloje me tjetrën.
Kur vije nga puna, e mbanë mend, uleshe para tv dhe më shmangeshe mua e kaloje kohën në telefon duke i shprehur tjetrës ndjenja si një adoleshentë, unë isha e zënë duke t’i hekurosur këmishat e tua, se ti kurrë me një Këmishë dy ditë nuk visheshe. Unë, kujdesesha që ty mos të mungonte gjë dhe ti në vend se të ishte mirënjohës, më nënvlerësoje.
Edhe mua më vinte era parfum shumë herë natën, por ti sigurisht s’kishe si ta ndjeje në gjumë dhe dikur u lodha edhe unë e hoqa dorë.
Edhe parfumi u hargjua dikur dhe kur ti më jepje të holla, unë me to përpiqesha t’i mbuloja shpenzimet e fëmijëve dhe të shtëpisë e nuk blija asgjë për vete… Ndërsa, ti asaj për 8 mars i kishe blerë parfum. Ta pata gjet fakturën në gjep të pantollave derisa i kishe fut në rrobalarëse pa i kontrolluar gjepat… meqë unë po kundërmoja erë gjelle sikur të ma blije mua… por era ime e ditës ishte pikërisht mirëqenia jote, sepse asnjë ditë s’të mungonte dreka…
Kam hesht gjithë këta muaj sepse kam pritur se do të ndryshosh, por ama jam betuar se s’do ta fal ani pse do të dua deri në vdekje vetëm ty.
E sheh, pse mbrëmë nuk më prgjigjeshe se edhe ti do të më duash mua deri në vdekje, sepse ti tashmë kishe vendosur të ma kërkoje divorcin. Të dëgjova teksa flisje me të në telefon.
Por, unë te dua- i thashë.
E ndërpreva dhe perpiqesha ta përqafoja e të arsyetohesha, por ishte e kotë. Tashmë kishte vendosur.
Por, pse më deshte mbrëmë atëherë – i thashë teksa përpiqesha ta bind që të ndërronte mendjen…
Unë, të deshta mbrëmë.
Të kam dashur pêr çdo natë- më tha.
Mbrëmë, e dija se do të ishte nata e fundit de doja ta përfundoja sikur të ishte e para. Mbrëmë unë ngjyrosa madje edhe flokët. Pata kursyer pak. Mbrëmë madje vendosa edhe zingjirin që ma ke blerë kur pata lindur sepse prej atëherë më as që je kujtuar se ekziston 8 mars a ditëlindje për mua…
Prandaj, i dashur burrë mos harro se edhe gruaja jote mund të ishte ndryshe sikur ti t’i jipje krahë dhe jo t’ia prisje ato. Sepse një burrë i vërtetë nuk i lëkund ndjenjat para secilës aromë parfumi që ndjen, por dashuron gruan e tij.
Martesa jonë u vyshk sepse vetëm përpjekja e një anshme s’mjaftoi.
Këtu ke letrat e nënshkruara nga unë.
Nuk dua asgjë tënden.
Më mjaftojnë fëmijët e mi sepse ata do të mbeten Përgjithmonë të mitë dhe ti do të mbetesh babai i tyre por asgjë më shumë.
Sytë e saj jo, por sytë e mi këtë mëngjes po qanin…
Ani pse i rashë në gjunjë, e luta dhe e luta përsëri ajo s’U ndalë.
Dera u përplas nga jashtë dhe me vete nuk mori as më të voglën teshë.
Kisha shpresë se do të kthehej dhe kishte kaluar tre muaj nga ikja e saj e unë akoma nuk e kisha nënshkruar divorcin.
Shpresoja por…
Tashmë kishte mbaruar gjithçka.
Kisha mbetur i vetëm.
E kisha dashur shumë por pse ishte e nevojshme ta humbisja që ta kuptoja dashurinë…

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *