Sa e rëndë është kafshata në gurbet e sa shtrenjtë kushton.(MOS KALO PA E LEXUAR)


Me mërgimtarët
Sa e rëndë është kafshata në gurbet e sa shtrenjtë kushton… Kurrën e kurrës mos thurrni shaka mbi mërgimtarët e as mos iu bashkoni asaj klase që krijon humore në krahë të tyre, bojkotoni ato, se buka në gurbet kushton shumë, aq sa shumë herë po paguhet edhe me jetë, njëjtë sikur ndodhi sot në një aksident me fatalitet, ose dje ose do të ndodhë nesër.

Sot, shumë nënave iu mbetën krahët hapur pa mundur të përqafojnë fëmijët e tyre, e shumë baba sot në vend se ta hapin derën për mirë se ardhje e për gëzime , e hapën derën për ngushëllime.

Sot, kur dëgjojmë lajme për aksidente me fatalitet të mërgimtarëve trupi na rrënqeth shumë, por jo më shumë se atyre të cilët kishin dikë në atë veturë dhe ende nuk dinë asgjë për fatin e tyre.

Sot, mjaftohuni me pak bukë e krypë në vend të juajin, se është shumë më e shijshme se ajo që të servohet atje.
Kot, të kërkohet arsyeja nëse ishte shoferi i lodhur ose nëse kishte vetura defekt, tragjeditë ndodhin dhe thuajse gjithmonë kanë ndodhur dhe lutemi të jetë e fundit, sot në vend se të gëzohohen shumë familje, po ata familje do të hapin varret për të dashurit e tyre që përditë humbin jetën rrugës për vendlindje.

Nisen me shumë dëshirë e vullnet, punuan ndoshta një vit të tërë në gurbet punë që shumë prej nesh në Kosovë s’do t’i bënim bile, se ne në Kosovë jemi shumë më “salltanatli” se ata ” të jashtit ” edhe mezi e siguruan një biletë autobusi se kushton më lirë , e bile pak me kursye e në vend të vet me shpenzu e me u kënaq, ani pse na këtu ia kemi “kesh” bile edhe mënyrën qysh janë kënaq…sot thuani boll mo përqeshjeve !
Sot , shikoni se çka hjekin për me ardh në vend të vet.
Sot, boll mo, me gjithë far etiketimesh për mërgimtarët se përderisa ne flejmë deri në 10 mëngjes ata atje sigurisht deri atëherë tri a katër orë punë bëjnë.
Mos ia keshni mënyrën e jetesës askujt!
Sot , bëhuni njerëzor dhe ndani dhimbjen me ata që humbin dikend, sepse kemi mundur të jemi ne aty, ose ka mundur të jetë dikush i yni.
Sot , një nëne para vdekjes sytë iu kishin verbuar nga malli që ndjente për djalin në mërgim t’larguar.
Sot , para vdekjes ajo vetëm djalin donte ta takonte, gjithë ngjarjet e një viti atij t’ia tregonte.
T’i tregonte si i vdiç babai, si qëlloi pandemi e si e varrosën pa mundur as ceremoni t’i mbajnë…por, ç’e do se kjo jetë është kaq e pa mëshirë, në vend të djalit të gjallë , nanës së mjerë kufomë po i sjellin në shtëpi.
Sot, një i moshur , i shtrirë në spital, thoshte me vete : ” kur isha i ri shumë s’mendova rrugën e gurbetit qysh atëherë e mora. Mendova se dheu i huaj do të më sjell lumturi por edhe vera e artë më dukej shpesh si dimër i acartë.
Ndërtova shtëpi e fitova pasuri por atë qe e deshta kurrë se gëzova…sot vendi im ti po i bëhesh varr shumë e shumëve si unë që ëndërruan të arrijnë të gjallë”.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai është kthimi ynë”
Tragjeditë të cilat ndodhin thuajse çdo ditë, ku humbin jetën shumë mërgimtarë dhe shumë të tjerë mbeten të lënduar, na i lotojnë sytë e na i pikëllojnë zemrat.
Sot, të gjithë t’i ngremë duart drejt qiellit e të lutemi Zoti t’i mëshirojë ata që mbeten të vdekur e t’i shërojë të lënduarit, ndërsa familjarëve durim dhe ngushëllim inshaallah.
Zoti çdo mërgimtarë që është duke udhëtuar ta ruaj nga fatkeqësitë, Amin.
#familjaeshendoshe
Shkruan: Blerina Ademi Sahiti

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *