Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë. Një brez që i bënte vet detyrat për të dalë në rrugë sa më shpejt për të luajtur.
Një brez në të cilin djemtë luanin futboll me porta të sajuara me gurë ndërsa vajzat me kërcim litari apo rruvizash.
Një brez që e kalonte gjithë kohën e lirë në rrugë duke u argëtuar. Një brez që luante kokafshehti derisa bëhej natë. Një brez që bënte deri edhe zinxhirë letre me duart e veta për të zbukuruar festat. Një brez që mblidhte fotografi, bënte fjalore me dorë dhe mbante fletore kujtimesh në shkollë.
Ne jemi brezi që e pa babin të rregullonte televizorin madje edhe brezi që e ndihmonte të rregullonte antenën. Një brez që kishte prindër, jo të moshuar.
Një brez që qeshte me zë të ulët para se të flinte, që prindërit tanë të mos e dinin se ne jemi ende zgjuar. Një brez që pinin nga e njëjta shishe dhe jepnin një kafshatë nga ushqimet e tyre të shkollës.
Brezi që linte lojën dhe futej në shtëpi sapo bëhej natë. Një brez që shkonte tek miku e shoku edhe pa paralajmërim edhe pse bëheshin deri në 10 veta në një grup. Një brez që takohej çdo ditë në një vend të caktuar pa celularë. Një brez autoriteti i të cilit ishin prindërit, si të tyret ashtu edhe të miqve.
Një brez që përshëndeste të gjithë kalimthi, kur hipte në autobus dhe ndihmonte të moshuarit. Një brez që ngjitej në një pemë dhe mblidhte fshehurazi pemë frutore që rriteshin edhe në shtëpitë e komshinjëve. Një brez që kujdesej për ndjenjat, jo për paratë apo makinat. Një brez që kishte mësuar të përballojë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë gjithçka me forcën e vet.
Një brez që nuk mund të manipulohej kollaj në përditshmërinë e tij (jo politike). Një brez i mësuar të donte vendin e tij. Një brez që lexonte libra, pranë një llambe nën një batanije. Një brez që kaloi dhe për fat të keq nuk do të kthehet më!
Një brez i varfër që nuk kishte asgjë, por kishte gjithçka!
Marrë nga muri: Klasa ime