INTERVISTA/ Laura Xhaxhiu zbulon sekretin si të minimizojmë plakjen e fytyrës ndër vite pa ndërhyrje kirurgjikale, fillera ose botoks


Laura Xaxhiu, zonja që prej vitesh punon si pjesë e organizatës Open Doors që ka për qëllim të fuqizojë gratë dhe të rinjt, tashmë sjell në Shqipëri një praktikë pak të njohur, e cila u shërben u grave pse jo dhe burrave që të ndjehen më mirë me veten, të duken më të rinj dhe ta duan më shumë atë. Po flasim për Face Yoga, ose Jogën e fytyrës.

“’Face Yoga është mënyra më e lehtë dhe efektive për të patur ose për të rifituar një pamje natyrale, rinore pa përdorur produkte të shtrenjta kozmetike, mbushës, kimikate ose botox. Ajo është një alternativë 100% natyrale ndaj të gjithë recetave anti-plakje që serviren në ditët e sotme.”, shpjegon Xhaxhiu.

Laura pasi u njoh me Face Yoga-n në Azi, donte të mësonte më shumë për të dhe pasi pa rezultatet tek vetja vendosi të marrë kualifikimet e duhura për ta shpërndarë këtë “mrekulli” edhe në Shqipëri nëpërmjet kurseve online.

Megjithatë këto kurse duhet tí ndiqni shumë pak kohë, pasi gjithçka përvetësohet shpejt dhe çdo ushtrim mund ta praktikoni vetë në shtëpi pa ndihmë e një instruktori. Ju duhen vetëm 10 minuta në ditë.


Tirananews: Çfarë është Face Yoga, pasi shumë njerëz nuk e dinë që ekziston?

Face Yoga është mënyra më e lehtë dhe efektive për të patur ose për të rifituar një pamje natyrale, rinore pa përdorur produkte të shtrenjta kozmetike,mbushës, kimikate ose botox. Ajo është një alternativë 100% natyrale ndaj të gjithë recetave anti-plakje që serviren në ditët e sotme.

Face Yoga përbëhet nga një grup ushtrimesh shumë të thjeshta, të cilat janë krijuar për të çlodhur dhe tonifikuar muskujt e fytyrës. Qëllimi i tyre kryesor është ta bëjnë fytyrën tonë të duket rinore, e freskët dhe të shkëlqejë sërish pa marrë parasysh moshën që kemi.

Face Yoga nuk kërkon kohë, mund të bëhet nga rehatia e shtëpisë dhe nuk ka kosto. Eshtë e thjeshtë dhe lehtësisht e arritshme për të gjitha grate sidomos për ato mbi moshën 40-vjeçare. Por sigurisht Face Yoga është miqësore për meshkujt gjithashtu. Gjithçka ju nevojitet është vetëm fytyra dhe duart tuaja.


Tirananews: Si e zbuluat ju Face Yoga-n dhe, pse ju vendosët të ktheheni në një instruktore të Face Yogës?


Gjithë jetën jam kujdesur për fytyrën time. Por, rreth dhjetë vjet më parë kur po hyja në të 40-at e mija, vura re se po e humbja betejën me bukurinë dhe freskinë e fytyrës sime. Një rrudhë më shumë në sy, një qepallë e lodhur që kish nisur rënien, buze me volum të humbur dhe…..kaq më mjaftuan që të ngrija alarmet e mija brenda vetes. Dhe gjeta më pas rrugën më “të shkurter” dhe me rezultate super të “shpejta“ dhe “optimiste”…..një trajtim Botoxi dhe fillers! Gjilpërat mbi buzë, ballë e qafë me rikthyen një rini mashtruese që nuk zgjati shumë. Tre – gjashtë muaj, dhe sërish e pashë veten të mundur nga rrudhat dhe nga lekura e dikurshme që u rikthyen atje ku ishin, të pamëshirshme dhe përbuzëse ndaj çdo ndërhyrjeje të jashtme…..Ç’duhet të bëja? Të krijoja varësi ndaj tyre, apo të gjeja një alternativë më pak të kushtueshme dhe më shumë natyrale?! Ishin kohërat e një drame të vërtetë të një gruaje në meso-moshe që kishte humbur çdo betejë me plakjen e fytyrës së saj, dikur të bukur dhe rrezatuese….

Deri sa tre vjet më parë në një nga udhëtimet e mia në Azi, rastësisht u bëra pjesë e një seminari mbi yogën e fytyrës. E regjistruar në një kurs 6 javor njoha një tjetër botë: ishte e thjeshtë, natyrale, kërkonte pak para, pak kohë për t’iu kushtuar, por shumë dashuri për veten: Çdo gjë përmblidhej në një grup ushtrimesh të thjeshta të muskujve të fytyrës, të masazhimit të tyre, të relaksimit si dhe një informacion të bollshëm mbi kujdesin natyral të fytyrës dhe të një jete të shëndetshme pranë natyrës. Ndryshimet filluan të vinin ngadalë, me durim, përmes një rutine të përditshme ushtrimesh te thjeshta, por të duhura… deri sa fillova të ndjej një ndryshim, një përmiresim të lehtë, por besimplotë dhe shpresëdhënës. Drita në fund të tunelit më në fund u duk! Po, po ….unë do t’ja dilja tani….dhe pse jo, këtë hobi tim të mos e ktheja në profesionin e endërrave, duke e shperndarë drejt mijëra si-motrave të mija, grave dhe femrave qe mbartnin dramen e plaksej së fytyrës….

Pas thuajse 1 viti intensiv studimesh, në Janar 2019 u diplomova nga mjeshtrja japoneze, Fumiko Takatsku, krijuese e Face Yoga Method, si mësuese e certifikuar ndërkombëtare e Metodës së Face Yogës, me të drejtën për të dhënë kurse dhe mesime për nje fytyre të tonifikuar, të shëndetshme dhe plot shkëlqim.

Dhe sot jam këtu! Duke prekur frytet e mija në luftën kundër rrudhave dhe ofensivës së pamëshirshme të procesit të plakjes. Qysh prej një viti, pas një kohe të gjatë, më në fund ndjehem mjaft mirë me portretin tim. Me vetem 10 minuta ushtrime çdo ditë, me një stil natyral jetese dhe zakone të shëndetshme të të ushqyerit dhe të kujdesit ndaj fytyrës, tani, kur kthej kokën pas dhe kur shoh portretin tim në pasqyrë me vjen të them…Po unë munda! Ja dola dhe do të vijoj t’ia dal! Dhe ashtu si unë, edhe shumë gra të tjera që e duan veten e tyre, lekurën e tyre dhe investojnë më të mirën dhe më të shëndetëshmen për veten do t’ia dalin!


Tirananews: Ka të tjerë në Shqipëri që japin mësime për Face Yogën? A ka interes për Face oga-n në Shqipëri?

Ndërkohë që praktika e Face Yogës është mjaft e përhapur në shoqëritë e Orientit te Larët, në Evropë ajo është bërë e njohur gjerësisht në dekadën e fundit. Ndërkohë në Shqipëri, sapo ka hyrë, dhe me sa unë kam informacion, unë jam e vetmja instruktore e certifikuar ndërkombëtarisht për të dhënë mësime të Yogës së Fytyrës. Si për çdo gjë të re, që hyn për herë të parë mua më është dashur të punoj fort jo vetem me promovimin e kësaj metode të mrekullueshme natyrale, por mbi të gjitha të punoj fuqishëm për të ndërgjegjësuar shoqërinë shqiptare se bukuria e fytyrës sonë në rradhë të parë gjendet në dorën tonë dhe në forcën e vullnetit tonë. Është tepër e thjeshtë dhe pa kosto të jemi dhe të mbetemi të bukura pavarësisht moshës që mbarim mbi supe . Face Yoga ka thyer mitin e moshës dhe bukurisë. Sot kemi gra të bukura dhe të freskëta edhe në moshën 65 po 78 vjeç, mjafton ta duam veten dhe të kujtdesemi të paktën 10 minuta në ditë për të.

Tirananews: Mendoni se do të përqafohet lehtë kjo praktikë në Shqipëri? Cilat janë grupmoshat që vijnë në seancat tuaja të Face Yoga Energy?

Ndihem mjaft e kënaqur pasi Face Yoga ka zgjuar interes të madh edhe në Shqipëri, jo vetem për 40 vjecaret e lart por gjeja që më ka surprizuar është interesi I vajzave të reja të moshën 25 – 35 vjec të cilat dëshirojnë të parandalojnë shenjat e moshimit apo të plakjes. Praktika e Face Yogës përqafohet kryesisht nga ato gra dhe vajza të cilat e dashurojnë stilin natyral të jetës, vlerësojnë produket organike dhe janë kundër çdo ndërhyrje invazive në fytyrën e tyre.

Tirananews: I keni ngritur klasat e para dhe a do praktikoni takimet on-line apo në ambiente të posaçme?

Aktualisht unë jam duke organizuar kurse kryesisht on-line, për shak të situatës së pandemisë së COVID 19, që po kalojmë. Për këtë arsye takimet kryesisht i kam organizuar dhe do të vijoj t’i organizoj nëpërmjet platformës ZOOM apo SKYPE si në shqip dhe në në gjuhën angleze.

Kurset jane dy llojesh: Kurse private për individë ku punohet me programe të ndërtuara në mënyrë të personalizuar për problematikën që ka klienti. Këto seanca i zhvilloj në studio, por edhe online.

Gjithashtu, organizoj edhe kurse në grupe deri ne 8 persona për metodën e Face Yogës. Ndonëse praktikimi i kurseve on-line erdhi si një domosdoshmëri nga situata e paprecedentë e Covid-19 dhe klientet nga Shqipëria nuk ishin të gjitha të familjarizuara me këtë praktike, tani ato i pëlqejnë kurset online pasi i zhvillojnë ato nga konforti i shtëpisë së tyre, duke qënë pranë familjes dhe fëmijëve.

Virtualiteti është realiteti i ri që e gjithë bota po përshtatet. Kjo e ka bërë botën të duket shumë e vogël, pasi i ka fshirë kufijtë dhe minimizuar distancat. Klientet e mija janë jo vetëm nga Shqipëria por nga USA, Gjermani, Francë , Zvicëër, Singapore, Australia, UK, etj.

Tirananews: Pas sa kohësh një ndjekës i kursit tuaj të Face Yogës mund t’i praktikojë ushtrimet vetë në shtëpi, dhe pas sa kohësh mund të shohë rezultatet konkrete në fytyrë?

Klientet e mi, nisin të praktikojnë ushtrimet e Face Yogës që pas seancës së parë që ne realizojmë së bashku. Ata mësojnë me radhë të gjithë protokollin dhe teknikën e realizimit të ushtrimeve të Face Yogës për çdo pjesë të fytyrës, duke u përqëndruar më tepër tek zonat ku kanë më shumë probleme, psh. Zona e ballit, rrudhat poshtë syve, rritja e volumit të buzëve, apo tonifikimi i qafës dhe mjekrës së varur, etj.

Rezultatet e Face Yogës variojnë nga disa faktorë: a) gjendja e muskujve tuaj, b) mosha dhe c) nga frekuenca e praktikimit të pozave të Face Yogës.

Unë u rekomandoj klienteve të mija të praktikohen të paktën 11 minuta në ditë. Edhe pse disa nga këto kliente kanë vënë re ndryshimin që në seancat e para, zakonisht duhet 21 ditë për të krijuar një zakon të ri në rutinën tuaj, dhe menjëhere sapo ju nisni ushtrimet ditore të Face Yogës, në dush, në tualet, duke pastruar shtëpinë apo duke punuar në kompjuter shumë shpejt do të ndjeni ndryshimin. Unë zakonisht i praktikoj pozat e Face Yogës kudo ku ndodhem!!! Përse? Sepse fytyra ime vazhdon të tonifikohet çdo ditë, dhe ndihem shumë mirë që i kushtoj kohë kujdesit për veten, gjë që reflektohet nga brenda në pamjen time të jashtme.

Sekreti bazë i Face Yogës është përditëshmëria e bërjes së ushtrimeve. Pjesa me pozitive e Face Yoges është fakti se ushtrimet e saj mund të bëhen kudo, thjesht, pa sforco dhe natyrshëm. Nëse je në makinë shfrytëzo qëndrimin në semafor, nëse je në shtrat kushtoju ushtrimeve 11 minuta, ndërsa sheh televizor mund të bësh disa poza me lehtësi. Nëse sapo je zgjuar, bëj disa ushtrime në në aneks ndërsa përgatit smoothin apo kafen.

Tirananews:Ju jeni edhe drejtore ekzekutive e organizatës joqeveritare Open Doors, prej disa vitesh. Si arrini që të harmonizoni punën tuaj të përditëshme me trajnimet për Face Yoga-n?

Unë punoj prej rreth 15 vitesh në botën e menaxhimit të projekteve në organizatën Open Doors që ka për qëllim të fuqizojë gratë dhe të rinjtë. Ky profesion më ka mësuar të punoj në disa projekte njëkohësish, ndërkohë që më është dashur të udhëtoj shumë, të shkruaj projekte të reja, apo të përgatis raporte për projekte që janë në përfundim. Pikërisht kjo mënyrë e të punuarit, kërkon një menaxhim shumë të mirë të kohës si dhe një prioritarizim të detyrave dhe obligimeve. Kështu që edhe krijimin dhe punën në organizimin e kurseve të trainimit të Face Yoga Energy, e kam konsideruar si një project më shumë në agendën time. Ndërkohë që dua të shtoj, që kur punon me passion dhe dashuri, gjen gjithmonë kohë për ta bërë. Unë Ndihem mjaf mirë gjatë kurseve të Face Yogës pasi të gjitha studentet e mija më japin shumë motiv dhe energji positive. Ndihem me fat pasi unë paguhem për një “punë” të cilën e dashuroj ta bëj. Dhe kjo nuk është e pakët, apo jo?!

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *