Dj Sardi flet shumë rrallë për jetën private dhe nuk na ndodh shpesh ta shohim të emocionuar, por mund të themi se sot qau mjaftueshëm. Ai nuk i mbajti lotët teksa fliste për familjen dhe dashurinë e tij më të madhe, të birin.
Unë kam një punë që jam shumë shpesh larg dhe kur jam në shtëpi dhe kur kam kohën e lirë mundohem që ta kaloj gjithmonë me të. Dalim, blejmë makina, pimë një kafe bashkë,” -tha Sardi para se të shpërthente në lot.
Më pas ai vazhdoi me zërin që i dridhej:
“Djali është dashuria ime më e madhe! Nuk e kam përjetuar kurrë atë dashuri. Unë punoj në orët e vona të natës dhe ai e di gjithmonë… Dua t’i jap një edukatë që, kur unë të kem mbaruar, ai të kujtojë që dikush u kujdes më shumë për të se për veten e vet. Që la pas dore veten e vet për të. Do të doja që të rritej me atë idenë që më vonë, të kujdeset ai për dikë më shumë sesa për veten e vet.
Sardi shtoi se ai nuk punon më për veten, por vetëm për atë. Pas këtij momenti, Erjona Rusi lexoi një letër nga djali për Sardin, që sigurisht ishte shkruar nga bashkëshortja e tij.
Për t’ia shtuar edhe më shumë emocionet Sardit, në ekranin e madh u shfaq edhe një video mesazh nga djali i tij, Zais Denzel, i cili i dërgoi përshëndetje dhe puthje.