E rrallë: Gruaja me anomalinë e dy mitrave, shtatzënë në të dyja
Një grua në Alabama me mitër të dyfishtë po pret dy foshnja nga të dyja mitrat, në një shtatzëni të rrallë dhe mahnitëse.
32-vjeçarja Kelsey Hatcher, nënë e tre fëmijë, ka lindur me një anomali të rrallë që quhet “uterus didelphis”, ose dy mitra. Megjithatë, deri në pranverën e kaluar ajo nuk u diagnostikua me të, kur zbuloi se ishte shtatzënë – në secilën mitër.
Kjo anomali prej 0.3% të grave. Anomalia formohet në embrionin femëror shumë herët gjatë zhvillimit, diku rreth tetë javë nga ngjizja, sipas studiuesve.
closevolume_off
Ndërsa Hatcher përgatitet për dy foshnja, mjekët po përgatiten që të kenë mjekë shtesë në disponim për lindjen e saj. Gruaja me mitër të dyfishtë mund të paraqesë sfida të veçanta për mjekët, raportoi Guardian.
Foshnjat mund të lindin me orë apo ditë larg njëra-tjetrës, pasi mitrat mund të funksionojnë si të pavarura njëra prej tjetrës.
Teksa të gjithë pajtohen se shtatzënia e tillë është e mrekullueshme, një çështje që ngrihet është se a mund të konsiderohen këta dy fëmijë në mitrën e dyfishtë si binjakë.