Me vetëm dy përbërës! Ylli Merja zbulon recetën “magjike” që kuron bajamet


Pothuajse të gjithë njerëzit kanë kaluar sëmundjen e infeksioneve në bajame një herë në jetë. Është një sëmundje që kap lehtësisht shumë njerëz për shkak se është lehtësisht e përhapur nëse ndani ambiente të përbashkëta me personat e prekur.

Sigurisht që më shpejt ndikohen fëmijët e vegjël deri në moshën 13-15 vjeç, kur kjo sëmundje fillon të kalojë pasi trupi fiton imunitet. Mund t’i përsëritet ndonjëherë pas kësaj gjatë jetës, por nuk kalon në kronike. Është një sëmundje e trashëguar, nëse njëri nga prindërit e ka kaluar i kalon edhe fëmijëve.

ADVERTISING

Shenjat e para

Infeksionet e bajameve shkaktojnë temperaturë dhe gjendje lodhjeje e këputje, vështirësi në frymëmarrje dhe në kalimin e ushqimit. Infeksioni mund të kalojë deri në kocka dhe të krijojë shumë më shumë probleme në moshë të rritur pasi mund të shkaktojë artrit, dhe dhimbje të forta të kockave, ndjeshmëri të madhe ndaj të ftohtit në dimër etj.

Por nëse merren hapat e duhura për t’i ndaluar këto pasoja atëherë ato kalojnë pa probleme shqetësuese, dhe këtu nuk përfshihet heqja e bajameve.

Shkaktarët

Shkaku i parë është trashëgimia, kjo lloj sëmundjeje kalohet nga brezi në brez, dhe I bën individët që e kanë në gjenet e tyre këtë ‘dobësi’ ndaj kësaj sëmundjeje, më të dobët ndaj agjentëve të mjediseve rrethues dhe ndaj ndryshimit të temperaturave sidomos në moshë të re.

Gjithashtu, infeksionet e bajameve shkaktohen edhe nga viruset e bakteret e ndryshme që qarkullojnë në ajër, apo që merren me anë të ushqimeve e mjedisit rrethues.

Fëmija mund ta marrë infeksionin në kopsht, shkollë apo mjedise publike dhe kështu mund të shkojë në shtëpi, nëse do të përdorë të njëjtat gota, apo lugë me pjesëtarët e tjerë; ka shumë mundësi që ata që e kanë imunitetin më të dobësuar të preken nga infeksioni.

Diagnostikimi

Për të dalluar nëse fëmija juaj ka infeksion në bajame vërehet ngjyra e fytit, nëse është e kuqe zona e bajameve atëherë sapo ka filluar inflamacioni. Nëse dallohen zona të bardha rrethore, ato janë vatra infeksioni dhe tregojnë se infeksioni është më i avancuar dhe është më i vështirë për tu trajtuar.

Në këto raste shoqërohet me temperaturë të lartë. Infeksionet në bajame shkaktojnë si fillim djegie të fytit, ethe, e më tej humbje oreksi, dhimbje koke dhe fryrje të gjëndrave limfatike në qafë dhe probleme me kapërcimin e ushqimit.

Bakteret si Stafilokoku ose Streptokoku janë shumë të rrezikshme pasi këto të dyja mund të kalojnë edhe në kocka, apo të shkaktojnë infeksion në veshka. Prandaj nëse e keni bërë mbjelljen edhe e keni konstatuar që keni Stafilokok apo Streptokok, sidomos tek fëmijët duhen marrë masa urgjente për kurimin e sëmundjes.

Nëse kalon shumë kohë që fëmija është me temperaturë, infeksioni mund të kalojë në kocka. Infeksioni në bajame mund të shkaktohet edhe nga viruse si influenca, e stimulohet nga myku në gojë apo në zorrë, pasi e bën mjedisin më të lehtë për t’u zhvilluar sëmundje të ndryshme.

Parandalimi

Për t’i parandaluar infeksionet e bajameve duhet të keni kujdes me higjienën e përgjithshme. Lani duart, fytyrën shpesh para ngrënies, pas teshtitjes ose kollitjes.

Fëmijët duhet të lajnë duart sapo vijnë nga kopshti, shkolla, dhe rrobat që përdoren në ambiente publike duhen lënë në një mjedis larg me dhomën e gjumit. Kështu asnjë lloj mikrobi apo bakteri nuk do I kalojë fëmijës apo familjarëve.

Përdorni dezinfektues alkoolik në ambiente publike si dhe konsumoni ushqime që përmbajnë vitaminë C të cilat rritin imunitetin, si portokalli, kivi etj. Gjithashtu konsumoni ushqime me antioksidantë si shega.

Përdorimi i këtyre mënyrave alternative është njësoj si të bëni një ope. racion të bajameve, por pa i hequr ato! Më poshtë përshkruhen disa hapa, ju mund të zgjidhni disa prej tyre që janë më të përshtatshme për tipin e fëmijës suaj, pasi jo çdo mënyre e përshkruar mund të durohet nga çdo fëmijë. Por çdo mënyrë e përshkruar është 100% efektive në largimin e infeksionit.

Si të veprojmë për kurimin e bajameve:

Lyejmë lehtë bajamet me sodë buke, mjaltë dhe hudhër të përziera së bashku nga brenda. Lyejmë qafën me hudhra të shtypura mirë. Kjo ndihmon në qetësimin e gjëndrave të fryra.

Pihen 3 herë në ditë filxhan kafe/çaji me përzierjen e mëposhtme duke hedhur në çdo filxhan çaji, për moshën deri në 5 vjeç, 4-5 pika propolis blete, ndërsa për më të rriturit 10 pika propolis.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *