Herpesi në buzë (i njohur gjerësisht si ethet në buzë) është një sëmundje infektive që ndodh shpesh në buzë, mishrat e dhëmbëve apo pjesë të tjera të gojës. Ajo shkaktohet nga virusi Herpes simplex, nga i cili njihen dy shtame: VHS-1 (Herpes i buzës) dhe VHS-2 (herpes gjenital). Lezionet shfaqen në formën e vezikulave.
Infeksioni i parë herpetik shfaqet në fëmijëri, por virusi mbetet i fshehtë në nervin trigeminal.
TRAJTIMI
Për herpesin e buzëve ka dy lloj trajtimesh. Trajtimi topik që ka të bëjë me aplikimin e kremit antiviral në zonën e prekur. Madje është më efikas nëse aplikohet që në shfaqjen e simptomave të para.
Kur është i nevojshëm jnë trajtim në nivelin sistemik, mund të përdoren të njëjtët antiviralë, por në formën e kokrrave.
Ilaçet më të përdorura janë:
Aciclovir.
Famciclovir.
Valaciclovir.
Analgjezikët në fakt, ndihmojnë për qetësimin e bezdisjes që sjellin simptomat.