Djali e braktisi nënën e tij në shtëpi pleqsh përpara se ajo të vdiste por veprimi i saj e bëri..
Për shumë njerëz, familjet e tyre kanë kuptimin e botës për ta dhe ata do të bënin gjithçka për ti ndihmuar dhe për t'i mbajtur të sigurt. Prindërit priren ndaj fëmijëve të tyre, kënaqen ti shikojnë ata të rriten n të lumtur dhe të shëndetshëm dhe të kenë jetë të mirë. Por ndërsa prindërit janë aty për tu kujdesur për fëmijët e tyre dhe për ti mbajtur ata të sigurt, kush kujdeset për prindërit kur ata plaken?
Një djalë i ri, i besdisur nga ajo dhe i shtyrë nga fjalët e së shoqes, vendosi që ta braktisë nënën e tij. Të nesërmen herët në mëngjes, e mori mamanë në shpinë dhe u nis drejt një kodre të madhe. Gjatë udhëtimit, rruga ishte shumë e vështirë, e ngushtë, me shumë kryqëzime dhe e mbuluar nga degë pemësh.
Nëna e tij gjatë udhëtimit, këpuste hera herës degë dhe gjethe të pemëve dhe i hidhte pas. Pas një rruge të gjatë, ata mbërrijnë mbi kodër dhe djali e la nënën e tij të vetme, pa ushqim e pa ujë, me qëllim që ajo të vdesë një orë e më parë. Sapo largohet ai kupton se e kishte humbur rrugën dhe nuk po orientohej dot më për tu kthyer në shtëpi.
Në atë çast, nëna e pikëlluar dhe e merakosur i thërret me butësi: “O biri im! Ndiq gjethet dhe degët e vogla dhe ato do të të dërgojnë drejt e në shtëpi”.
Djali i hutuar ia ktheu: “E si ka mundesi të më tregojnë rrugën për në shtëpi disa gjethe dhe degë të thyera që gjenden përdhe?”
Ajo e sqaron e merakosur: “Ato i kam hedhur unë bir gjatë rrugës që ti të kthehesh shëndoshë e mirë në shtëpi. Isha e bindur që do ta humbje rrugën e kthimit dhe kisha merak për ty që të mbërrish i sigurtë në shtëpi. Shko biri im, rrugë të mbarë!”
Djali u prek shumë dhe e kuptoi gabimin e tij. E mori atë përsëri mbi shpinë dhe u nis për udhëtim, por këtë herë duke e respektuar dhe duke e dërguar në shtëpi.
Mësimi:
Çfarë ndryshimi të madh ka një zemër nëne dhe një zemër fëmije, ai mendonte për vdekjen e saj ndërsa ajo mendonte për sigurinë e tij. Respektoni prindërit tuaj përpara se të jetë shumë vonë. Ata janë të vetmit që nuk na e duan kurrë të keqen dhe mendojnë gjithmonë për të mirën tonë.
Faleminderit që më ndiqni, ju uroj shëndet dhe mos harroni… mendjen në vend