Gruaja e tij fiton betejën me sëmundjen e rëndë, rrefehet mjeku Tritan Kalo

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e mirë. Bashkëshortja e tij ka fituar betejën me kancerin në pankreas.

“Për Familjen Kalo Jr, kjo ditë shënon fillimin e një ditë-jete të re veçanërisht për Bashkëshorten time dhe nënën e devotshme të tre yjeve tona plot dritë-jete e dashuri, me mbylljen e kapitullit të “betejës një vjeçare” me Kancerin e kokës së Pankreasit”, shkruan doktori i dashur për të gjithë shqiptarët.

Doktor Kalo shkruan se gruaja e tij u trajtua për një vit në qendrën “BC-Cancer Victoria” në British Columbia në Kanada dhe nuk nguron të ndajë me ndjekësit edhe eksperiencën në këtë klinikë.

Postimi i Doktor Kalos

17.11.2023……Fillimi i fundjavës për të gjithë shqipfolësit kudo në Botë, ndaj e kalofshi atë sa më mirë mes të dashurve tuaj…..Për Familjen Kalo Jr, kjo ditë shënon fillimin e një ditë-jete të re veçanërisht për Bashkëshorten time dhe nënën e devotëshme të tre yjeve tona plot dritë-jete e dashuri, me mbylljen e kapitullit të “betejës një vjeçare” me Kancerin e kokës së Pankreasit/“Steve Job’s disease” (mes Nëntori 2022 – mes Nëntori 2023)…..

Një “ëndër e keqe” e përjetuar plot shqetsime e përpjekje pas një operacioni mjaft radikal (“Whipple’s procedure”) e gjashtë muajve kemioterapie…..Mbështetja dhe ndihmesa ime si bashkëshort e si mjek, po ashtu edhe ajo fëmijëve ka qënë dhe do të mbetet e kurdokohëshme për të…..Doja ta ndaja me dashamirësit e mi këtë gëzim të jashtëzakonshëm…..

Një rikujtesë për Autoritetet Shëndetsore Shqiptare në lidhje me përkujdesin ndaj të sëmurëve me kancer në Kolumbinë Britanike….1- Qëndra për diagnostikimin dhe mjekimimn e këtyre sëmundjeve është nga më modernet në Botë….2- Ndjekja dhe mjekimi është plotësisht falas….. 3- Për asnjë moment nuk mendohet ndërprerje të mjekimit për mungesën e medikamenteve….4- Parkimi është falas dhe i veçantë për të sëmurët që mjekohen në këtë qëndër ekselence…..

5-Në rast largësie gjeografike me “BC – Cancer Victoria”, mqse Ishulli i Vankuverit është pak më i madh se teritori i Shqipërisë londineze, pranë spitalit donatorët jo oligarkë të modelit të pamodeltë “Made in Albanistan”, kanë ndërtuar dhe financojnë rregullisht një ndërtesë ku të sëmurët dhe të afërmit e tyre strehoen dhe ushqehen përgjatë kohës së mjekimit…..

6-Çdokush e ka të mirëpërcaktuar kohën e bërjes së ekzaminimeve imazherike, të marjes së kemioterapisë dhe të konsultave me Onkologët, ndaj nuk është aspak e nevojëshme vajtja dhe pritja aty me ankth nëse do të ekzaminohesh apo do të mjekohesh atë ditë…..7- Një grup pensionistësh vullnetarë me mjetet e tyre sjedhin të sëmurët për mjekim dhe i kthejnë më pas ato në shtëpi, jo se nuk ka shërbim transporti me ambulanca, POR psikologjikisht kjo ndikon më mirë për të sëmurët të cilët kanë përshtypjen se janë me të afërmit e tyre të munguar…..

Nga tash e tutje për NE fillon një kapitull tjetër gëzim-jete, përgjatë së cilit vigjilenca e përkujdesi nuku do të mungojë, mqse kanceri është një sëmundje e pabesë dhe disa herë jo e parashikueshme….Kapja e shpejtë një vit më parë dhe mjekimi me kohë i sëmundjes, atë çka sot e hodhëm pas shpine, na e bën të detyrueshme një qëndrim të tillë….
Të afërmve, miqve dhe mirëdashësve u jemi shumë-shumë mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e tyre përgjatë këtij viti mjaft të vështirë për NE….Together forever!!!

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *