Xhemail Rrustemi nga Tetova tashmë ka mbushur 111 vite. Ai është shëndoshë e mirë dhe nuk ndalet duket punuar për çdo ditë në tregun e Tetovës.
Nga ora 7 e mëngjesit ai është i pranishëm në treg ku shet sende për të mbijetuar.
Xhemaili tregon se është përpjekur ta rregulloj një pension, por nuk ka mundur dhe ka hequr dorë.
Ai është një inspirim për të gjithë të rinjtë dhe bashkëqytetarët se si punohet akoma në këtë moshë dhe se sa i fort është vullneti i këtij njeriu të jashtëzakonshëm. Xhemail Rrustemi gjithashtu bën të ditur se ka agjëruar 102 Ramazana.(INA)