Policia e kryeqytetit ka arritur të gjejë dhe të ndalojë nënën që braktisi foshnjën në një bodrum në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Balkanweb mëson se aktualisht ajo është duke u marrë në pyetje nga policia.
Gruaja, me iniciale E.I., 29-vjeçe, ka lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët në Tiranë”.
Aktualisht ajo po merret në pyetje nga policia per te dhene shpjegime per ngjarjen.
Foshnja u gjet paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe aktualisht është e intubuar. “Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.
Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaronte policia.