Pamje nga aksidenti në Tiranë, shihni momentin kur çifti përplaset në trotuar nga 21-vjeçari!

Një çift të rinjsh janë përplasur nga një makinë, teksa po ecnin në trotuar pranë kryeministrisë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, teksa dyshohet se drejtuesi i mjetit i identifikuar si Jorgaq Thengjilli, 21 vjeç ka humbur drejtimin për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa burime bëjnë me dije se nuk kanë rrezik për jetën, por po mbahen në mbikëqyrje nga bluzat e bardha. Gazetari i Report Tv Sokol Dema mëson se drejtuesi i mjetit i cili është arrestuar disa orë pas aksidentit rezulton se është ndëshkuar me 20 gjoba më herët për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Një prej gjobave e ka marrë më 23 Korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara.

21-vjeçari, i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, iu nënshtrua edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ. Këtë të diel kur shkaktoi aksidentin po lëvizte me shpejtësi nga Liceu Artistik në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përmes rrugës “Ismail Qemali”. Si pasojë e përplasjes së makinës e cila ka përfunduar në trotuar, përveç dy të plagosurve, janë shkatërruar edhe reklamat në anë të rrugës. Policia Rrugore ka nisur hetimet për të sqaruar të plota rrethanat e këtij aksidenti.

Ngjarja mund të kishte qenë edhe më e rëndë. Në momentet e aksidentit, në trotuar, po lëvizte edhe një tjetër qytetar, i cili për fat të mirë ka shpëtuar për fije nga përplasja e makinës “Mercedes Benz”. Në këtë zonë nuk është hera e parë që regjistrohen aksidente të rënda. Pak metra më tutje, në afërsi të kryqëzimit ku ndodhet RTSH dhe ambasada e Italisë, dy automjete u përplasën në janar 2021 duke shkaktuar panik tek qytetarët, me dëme të konsiderueshme materiale.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *