Pas denoncimit të nënës së vajzës së vogël, që u dhunua në kophstin privat “St“nët”, rasti shkon në komisaritatin numër 1 dhe hetohet nga shefi i krimeve Ylli Çako.
Ky i fundi ka sekuestruar pamjet filmike të kopshtit, ku duket qarta dhuna. Por ai nuk ka vazhduar me procedurën, për arrestimin e personit apo personave, që kanë ushtruar dhunë ndaj të miturës.
Një tjetër provë implikimi është mesazhi, që drejtoresha e kopshtit i dërgon babait të vajzës, duke e orientuar të takojë shef Yllin për të parë pamjet e kamerave të kopshtit. Por drejtoresha nuk e ka ditur, se në ato pamje, duket qartë dhuna, që edukatore Lina ushtron ndaj 3 vjecares.
Mjeksia Ligjore është përfshirë në mbulimin e skandalit, pasi eksperti nuk ka shkuar akoma të kqyrë gjendjen e vajzës tek Trauma, duke i thënë të atit, se duhet ta conte vajzën tek ai.
Eksperti Mjeko Ligjor Sabri Hoxha na shpjegon procedurën, sesi duhet vepruar. Ai thotë, se mjeku ligjor e ka detyrim të shkojë të kqyrë gjendjen e vajzës, të kontrollojë kartelat në spital në kohë rekord, për të bere edhe zbardhjen e saktë të shkakut, se nga cfarë i është thyer këmba 3 vjecares.