Tre persona kanë ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme – një burrë në Istog, një burrë në Malishevë dhe një grua në Fushë Kosovë.
Policia ka dhënë detaje për secilin prej tyre:
“HETIM MBI VDEKJEN – Bresje-Fushë Kosovë , 28.10.2023-16:30.
Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante policore kanë dal në vendin ngjarjes , me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.”
“HETIM I VDEKJES- Lubozhdë-Istog, 28.10.2023-13:00-19:30. Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete ,
vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.”
“HETIM I VDEKJES- Malishevë,28.10.2023-10:47. Është raportuar se një punëtor-roje është gjetur i alivanosur.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i Emergjencës nga QKMF Malishevë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”