Mjeku Ylli Merja ka bërë apel që prindërit të mos u japin anti-biotikë fëmijëve pasi janë të dëmshëm në organizëm.
I ftuar në emisionin në Euronews Albania, ai theksoi se anti-biotikët ulin rezistencën e organizmit dhe shkaktojnë myk.
Ndër të tjera shtoi se gjëja më e mirë që mund të ju japim fëmijëve është vitamina C.
“Nëse fëmijëve u japin anti-biotikë, po u vrasim florën e zorrëve dhe nesër ai do të ketë kapsllëk. Kur antibiotikët futen në organizëm, dashur pa dashur jo vetëm që do të ulin rezistencën e organizimit por do të krijojnë myqe në organizëm.
Pastaj kur shkojmë te përdorimi i dytë i medikamenteve ato do të skuqin mukozën dhe do të shkatërrojnë florën e gjallë të zorrëve. Shkaktojnë myk. Gjëja më e mirë që mund t’u japim fëmijëve është vitamina C, por këtë e sigurojmë nëpërmjet lëngjeve të portokallit, limonit dhe nuk krijon asnjë dëm në organizëm.”- theksoi ai.