Ata që jetojnë në fshatin e Kalachit, që është në kufirin rus të Kazakistanit, kishin një problem me sëmundjen e “gjumit”.
Edhe pse banorët e fshatit kanë fjetur në tre vitet e fundit, ata ishin “gjysmë të zgjuar” duke përjetuar dëshirë të tepruar seksuale, halucinacione dhe zalisje të papritur.
Skencëtarët nuk mund të arrinin të interpretonin këtë situatë në fshatin Kalachi.
Pas hetimeve të gjata brenda dhe rreth fshatit, u zbulua që ishte një minierë e braktisur uraniumi shkak i incidentit që shndërroi jetët e fshatarëve në një makth të vërtetë. Gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik, uraniumi u nxor nga qyteti i Krasnogorsk në një rajon afër fshatit Kalachi.
Megjithatë, pavarësisht nga braktisja e uraniumit për dekada të tëra, uraniumi vazhdoi të vjell helm rreth tij.
Mbetjet e minierave të braktisura të uraniumit në rajon dhe rreth tij janë 10 herë me shume se normat dhe dioksidi i karbonit që shkarkohet thuhet se ka një ndikim negativ tek njerëzit që jetojnë në rajon.
Pas hetimeve të gjata, qeveria e Kazakistanit filloi të ndërmarrë veprime urgjente pasi u zbulua se sëmundja “e fjetjes” në fshatin Kalachi u shkaktua nga miniera e braktisur e uraniumit.
Ka filluar evakuimi i fshatarëve që jetojnë në fshatin Kalachi. Banorët e tjerë të fshatit gjithashtu synojnë të zhvendosen deri në fund të vitit.