Sazan Guri nxjerr studimin e ri: Napolon Bonaparti ishte shqiptar, ju tregoj faktet

Profesor Sazan Guri së fundmi n aka nxjerrë dhe Napolon Bonapartin shqiptar.

Ai sjell disa fakte të forta, që vështirë se mund t’i kundërshtojmë!

Faktet e profesor Zanit

1. Adolf THIERS te History of the French revolution, Paris, Lecointre and Durey, 1823-1827 thot se: Stërgjyshërit e tij kanë qenë me zanafillë shqiptare. Ai është i vetmi monark francez që ka krijuar një “regjiment shqiptar”. Korsika ishte në varësi të etruskëve të famshëm, të cilët kanë lënë gjurmë të shumta në ishull: këngët polifonike, zakonet dhe doket (gjakmarrja) ose karakteri i veçantë i Korsikanëve.

2. Djali i xhaxhait të tij në një pretencë si Prokuror i Përgjithshëm në San Petërburg, mbasi e kërcënuan, iu përgjigj në mënyrë kërcënuese se nuk kthehem mbrapa për dy arsye: e para, se kam të drejtë, e dyta, se nuk më trembni dot, se kam gjak arbri.

3. Napoleon Bonaparte (1769-1821), bir i një familje të emigruar nga krahina e Manit, sikurse edhe të parët e familjes së shquar Mediçi, ju drejtohej banorëve të Manit si “pasardhës të Spartës”. Edhe udhëheqësi arbër i luftës së 1821, Theodor Kollokotroni i quante bashkëkombasit e tij manjotë “spartanë”.

4. Napoleoni kishte, jo rastësisht, lidhje të veçanta me familje tipike shqiptare. Ai hyn dhe pritet si mik në shtëpinë e Girolamo Luigi Durrazzo (Durrësi) në pallatin “Durrësi” në rrugën Balbi (sot Pallati Mbretëror). Një libër i kohëve moderne shkruan për ta se: Pavarësisht se me origjinë shqiptare ata janë emblema e këtij qyteti “piazza finanziaria ante litteram”.

5. Prania e shumtë të shqiptarëve në një regjiment të vetin, në ushtrinë e Bonapartit, ku publiçisti Branton shkruan se: Shqiptarët ishin themeluesit e kalorësisë së lehtë (franceze) dhe se me ushta të gjata (armë) dhe me flamurkat në majat e tyre e nisnin betejën, duke u sulur me vrull mes rreshtave të armikut dhe jepnin goditje duke krijuar pështjellim” (Luan RAMA, “Fakti”, 3 nëntor, v. 2005)


6. Në ushtrinë perandorake të Napoleonit, 200 vjet më parë u rreshtuan 3000 burra shqiptarë. Gjithsej njëmbëdhjetë batalione, me afro tetë mijë ushtarë prej provincave ilire morën pjesë në luftën e vitit 1812 në fushatat e Napoleonit. Napoleoni miratoi rekrutimin e rreth tremijë shqiptarëve, shumica e të cilëve ishin refugjatë të larguar prej sundimit të ashpër të guvernatorit të Janinës, Ali Pashë Tepelena, që kryesisht ishin nga Suli, Himara, të cilët u bashkuan me ata të Moresë që ishin tipikisht shqiptare.

7. Himarjotët në shërbim të mbretërisë së Napolit formonin një batalion të quajtur: ‘Real cacciatori Albanes’. Pra, ata nuk quheshin aspak grekë dhe qysh prej njëqind vjetësh, askujt nuk i ka shkuar nëpër mend t’i quajë me këtë emër (Mithad bej FRASHËRI, “Fatet e Shqipërisë”, fq. 96, 97, 98, v. 2009).

8. Suljotët në shërbim të qeverisë Franceze në vitet 1807-1814, kishin formuar një regjiment të quajtur regjimenti shqiptar? Pushkët, të cilat shpesh janë të mbuluara me zbukurime, njihen me emrat arnautika (shqiptarka), sharajlija, rashk dhe roga.

9. Adolph Thiers se „Napoleoni ka qënë me origjinë arbëreshe“. Deri më sot biografët më të mëdhenj të Napoleonit e kanë lënë jashtë interesit këtë tezë, duke mos dashur të shkojnë gjer në rrënjë të largëta të shekullit XV-XVI-të. Për ata është e rëndësishme se ai ishte një korsikan që e deshi Francën dhe iu përkushtua asaj, duke u bërë heroi më i lavdishëm i të gjitha kohrave. Informacionet e historianëve shkojnë gjer në prejardhjen gjenoveze, atëhere kur Korsika varej nga Republika e Gjenovës (ku ishin dozhë disa shqiptarë të familjes Durazzo, për dy shekuj me rradhë),

10. Një dokument i vjetër lidhet me përçapjet e babait të Napoleonit për të marrë një dëshmi titulli fisnikërie nga pushtetarët e atëhershëm të Toskanës, si fisnik i atyre trojeve. Pra, historianët francezë asnjëherë nuk i kanë kushtuar rëndësinë e duhur prejardhjes së largët të Napoleonit, pasi bëmat e tij ishin aq të mëdha, betejat ishin aq të lavdishme, dhe themelimi i një shteti të ri ishte aq vendimtar, saqë asnjë biograf deri më sot nuk ka arritur ta japë të plotë figurën e tij në gjithë dimensionin e vet.

11. Francezi André Castelot një nga biografët më të mëdhenj të Napoleonit, duke i u referuar dëshmive të dukeshës d’Abrantes, nënvizon thëniet e saj se „nëna e Napoleonit, Laetizia Ramolino, kur binte fjala për prejardhjen e tyre humbiste në një mori emrash që s’kishin të sosur…“

12. Asnjë historian nuk e thotë me siguri se ai ishte korsikan, gjenovez, toskanas, apo nga Mani i Greqisë i banuar atëherë plotësisht nga arvanitas, siç e thotë dhe shkrimtari dhe historiani francez Michel de Grèce në librin e tij ‘La Bouboulina’.

13. Natalie Petiteau, historiane franceze dhe mjeshtre konferencash, pohon se „Bonaparti kishte një prejardhje gjenoveze, familje e cila ishte shpërngulur dhe ishte vendosur në Ajaccio të Korsikës në shekullin e XV“.

14. Memoires (Kujtimet) e dukeshës d’Abrantes janë pra në zanafillë të prejardhjes arvanitase të familjes së Napoleonit.

15. Në Memorialin e Shën Helenës të kronistit Las Casas, i cili e ndoqi perandorin në ishullin e Shën Helenës thuhet se vete Dukesha d’Abrantes (Zonja Junot ishte princeshë e familjes Comnene), mikeshe, mike e familjes, kritike, jeteshkruese e Napoleonit ishte nga Korsika dhe jetonte pranë tij. Madje, familja e saj kishte mjaft detyrime ndaj nënës se Napoleonit. Në fakt, ishin gjeneovezët që kishin sjellë nga Mani i Greqisë një familje maniotësh dhe i kishin vendosur në Ajaccio.

16. Vetë Napoleoni na jep një dëshmi mjaft interesante per te që ajo rridhte nga arvanitasit e fshatit Mani, ç’ka duket se na vërteton dhe shkrimin e d’Abrantes për historinë e takimit të maniotëve të Peloponezit me Napoleonin.

16. Vetë Napoleoni na jep një dëshmi mjaft interesante per zonje Abrante qe ka shkruatur shume per napoleonin si mike te familjes qe kishte, pse? sepse ajo vete rridhte nga arvanitasit e fshatit Mani, ç’ka duket se na vërteton dhe shkrimin e d’Abrantes për historinë e takimit të maniotëve të Peloponezit me Napoleonin.

17. Dukesha d’Abrantes (Josephine Laura Permon Stephanopuli De Comnene) në kujtimet e saj, duke folur për «Fushatën e Italisë» të Bonapartit, (ai ende nuk ishte bërë perandor), tregon se dy nga shefat luftëtarë të Manit, kishin ardhur të takonin Bonapartin. Beu i Manit i kujtonte Bonapartit prejardhjen e tij nga ato anë (pra, Bonaparti kishte gjak maniot), duke i kërkuar ndihmë për të sulmuar turqit në trevën e Peloponezit. Njëkohësisht, Bonaparti do të gjente përkrahjen totale të tyre. Pas kësaj, Bonaparti, që ishte në Milano dha urdhër të niseshin drejt Manit dy vëllezërit Stefanopuli nga Korsika, Dimo dhe Nikola. Ata u nisën dhe u pritën nga prijësi i Manit të lirë, Zanet Beu.

18. Askush nga historianët nuk ka shkruar për këtë takim, pasi askush nuk ka patur kohë të rrëmojë në morinë e arkivave të ushtrisë, të cilat janë të pafund dhe jeta e një njeriu nuk do të mjaftonte për t’i parë të gjitha ato.

19. Historia e regjimentit shqiptar nën flamurin e Napoleonit, të vendosur në Korfuz është tashmë e njohur. Historiani Auguste Bopp në librin e tij ‘Napoleoni dhe shqiptarët’ tregon dhe për marrëdhëniet e Napoleonit me Ali Pashën.

20. Napoleoni i vlerësonte shqiptarët dhe tregonte një interes të veçantë për pozicionin gjeografik e strategjik te Shqipërisë. Qëllimi im është që të shtyp malazezët që s’janë më shumë se 30 mijë frymë – thoshte Napoleoni. Ata mund të kenë veç 4-5 mijë forca. Për këtë mund të merremi vesh me pashain e Shkodrës.

21. Ai i kërkon të birit te Xhozefines princit Eugene që të dërgojë në Shqipëri dhe një batalion tjetër prej 800 ushtarësh. “Do të jetë një përforcim i nevojshëm në Shqipëri, ku do të ketë 22.400 italianë, pa llogaritur topçinjtë dhe xhenjerët. Kërkoj ta mbështesësh Dalmacinë dhe Shqipërinë (pra Ilirine) dhe t’u bësh luftë malazezëve…”

22. Kur isha buzë Adriatikut tregon vete Napoleoni gjatë „Fushatës së Italisë, i shkrova Direktoratit se para syve të mij shtrihej perandoria e dikurshme e Aleksandrit… Më pas krijova lidhje dhe me Ali Pashën. Përgatita kështu hartat e Maqedonisë, Serbisë dhe të Shqipërisë…“

23. Në një moment kur sapo ka hyrë në tokën spanjolle, në fshatin Vergara, në rrugën që të çonte drejt Tolosa-s, ai kishte shkruar në ditarin e tij: “Rruga, është e keqe. Fshataret të kallin frikën dhe kanë në kokë nje kapuç të çuditshëm. Të gjithë janë të veshur me guna të errta dhe kanë kepucë si ato të shqiptarëve…“ Sigurisht, Napoleoni nuk mund t’i njihte këpucët e shqiptarëve nëse nuk do të kishte qënë në Shqipëri, ku rruga e kthimit nga Athina nëpër Shqipëri i kishte dhënë mundësi të vizitonte viset e jugut shqiptar e të dilte në bregdet, nga ku me anije është larguar drejt brigjeve të jugut te Francës.

24. Në një takim të djalit të Napoleonit me arbëreshët, mungoi përkthyesi dhe sekretaria i kërkoi që të anullohej takimi, jo do të bëhet ja ktheu djali i perandorit dhe takimi u krye në gjuhën arbëreshe.

25. Një stërnip i Napoleonit ishte pretendent për Mbret apo Princ në vitin 1914, me të drejtën si person i derës së dalë nga arbëria.

26. Në situata të vështira, Napoleoni si Aleksandri i Madh apo se Qemal Ata turku shfrynte në një gjuhë tjetër.

27. Ajo SHQIPONJA E ARTË që Napoleoni e mban në gji tregon se ai është ZEMËR SHQIPTARI.

28. Para 10 vjeteve, një reviste zvicerane shkruante per Bonaparten: me titull Shqipetari qe na prishi rendin kushtetues.

29. E dinë tanë bota që Napoleon kishte mbiemrin e parë kalmiri që u kthye në pjesë miri (bonaparte) për të kujtuar zonën fisnike nga vinte.

30. Truprojat e tij personale flitnin shqip, gadishulli ilirik është quajtur per here te fundit iliri nga napolon kalmiri (bonaparte), kur ai ishte mbreti i Frances, për të cilën kërkoi e planifikoi që së bashku me Bushatlliun e Ali Pashën ta ribënte, por nuk u la nga planet ruse dhe perandoria Danubiane, si dhe ajo turke, dhe pas tyre fshihej dora e fuqisë tjetër të madhe në atë kohë, siç ishte Britania.

31. Shprehja e famshme e Napoleon Kalmirit (bonapartit) ishte kur flas me gra flas frengjisht, por kur flas me burra flas shqip. /tema

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *