“Nga errësira në dritë” – dashuria për matematikën e shqiptarit që shkëlqeu në Oxford

Pasi hyn në një dhomë brenda një shtëpie të madhe, plotësisht të errët, fillimisht përplasesh në mobiliet e vendosura aty.

Dalëngadalë kupton vendndodhjen e mobilieve dhe më vonë e gjen edhe ndërprerësin e dritës dhe e gjithë dhoma ndriçohet. E menjëherë më vonë hyn në dhomën tjetër të errët dhe e nis gjithçka nga fillimi.

Kështu e kishte përshkruar dashurinë e tij për zgjidhjen e problemeve matematikore britaniku, Andrew Wiles, një ndër matematikanët që e frymëzon djaloshin 22-vjeçar nga Prishtina, Besfort Shala.

Besforti e mbylli vitin 2022 me një sërë suksesesh në fushën e matematikës. Ai, vullnetarisht, përfaqësoi Kosovën në gara ndërkombëtare.


Kosova i mbylli këto gara me katër mirënjohje nderi në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës dhe dy medalje të arta dhe një medalje të argjendtë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës për Studentët Universitarë.

Djaloshi nga Prishtina i quan këto arritje të përbashkëta të matematikanëve kosovarë si suksesin më të rëndësishëm të vitit 2022, ndërsa veçon edhe një arritje të tij personale.

“Në aspektin personal, ndoshta arritja më e madhe ka qenë diplomimi me sukses të dalluar në programin master në Universitetin e Oxfordit”, thotë Besforti për Radion Evropa e Lirë.

Universiteti i Oxfordit është i radhitur si universiteti i katërt më i mirë në botë, sipas ranglistës së Quacquarelli Symonds.

Por Besforti, me gjithë sukseset e tij, thotë se “nuk pretendon ndonjë aftësi mbi mesataren”. Ai beson se kurioziteti dhe pasioni ia kanë mundësuar arritjen e këtyre sukseseve.


Thotë se nuk e ka kurrë të lehtë ta shpjegojë dashurinë e tij për matematikën, por shton se “është diçka shumë e natyrshme” dhe nuk lidhet ɖeʈɣɾimisht me aplikimin e matematikës në jetën e përditshme.

Besforti tani po kryen studimet e doktoraturës për matematikë në Universitetin e Bristolit, ku është i punësuar edhe si asistent. Ai thotë se pa avancimin e matematikës, jetët tona të përditshme do të ishin shumë ndryshe, sɧƙɑƙư i zbulimeve si: rryma elektrike, telefoni, kompjuteri e veturat për transport.

Për këtë arsye, ai shpreson që sa më shumë njerëz do ta zgjedhin matematikën si karrierën e tyre.

“Matematika do të duhej të ishte më shumë tërheqëse për njerëzit, pasi zhvillimi i saj merr ɧȯv sa më shumë që kemi njerëz e mendje kreative në të”, thotë Besforti.

Por, edhe vetë ai kishte qenë në të kaluarën në mëdyshje për karrierën e tij. Në moshën 12-vjeçare, videot udhëzuese për flaut në kanalin Youtube ishin bërë pjesë e jetës së përditshme të tij, pasi prindërit ia kishin dhuruar këtë instrument muzikor, ndërsa më vonë ishte regjistruar edhe në një shkollë të muzikës në Prishtinë.


“Gjatë shkollës së mesme, kam konsideruar edhe mundësinë e vazhdimit të studimeve në muzikë apo edhe mjekësi në Prishtinë”, thotë Besforti, teksa shton se edhe pse tani është i angazhuar në matematikë, ende e ka “një lidhje të veçantë me muzikën klasike”.

Megjithatë, ai tregon se është shumë i lumtur me zgjedhjen që ka bërë, pasi që, siç tregon, matematika ka qenë gjithmonë ndër lëndët e tij të preferuara në shkollë.

Prishtinasi është falënderues ndaj mësimdhënësve të tij të matematikës që e kanë shtyrë përpara në zgjedhjen e tij për matematikën, pasi që thotë se “sa më shumë kam mësuar gjatë procesit, aq më shumë jam lidhur me matematikën, dhe kjo në fakt vazhdon edhe sot”.

Rol kyç në sukseset e Besfortit – i cili kishte fituar bursë të plotë për studimet e nivelit bachelor në Universitetin e Primorskës në Slloveni – kanë luajtur edhe prindërit e tij, edhe pse pasionin për matematikën nuk e kanë të përbashkët.

“Prindërit kanë luajtur një rol kyç në kulturën dhe etikën time të punës, si dhe kultivimin e pasionit, qoftë përmes të qenët shembull apo mbështetjes së parezervë”, thotë Besforti.

Përderisa është falënderues për përkrahjen që i është dhënë në rrugën drejt sukseseve, Besforti tani ka mendjen te synimet e tij për vitin e ri. Kryesore për të është që ta shijojë gjithë rrugëtimin e tij.

“Synimi im kryesor për vitin 2023 dhe përtej është që të vazhdoj ta shijoj procesin e të punuarit në matematikë, kontribuimit në fushën time të kërkimit, si dhe kontribuimit në zhvillimin e matematikës në Kosovë”, thotë Besforti.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *