Pa ndërhyrje estetike, Ylli Merja zbulon sekretin: Ja si mund të ngadalësoni plakjen falë këtyre ushqimeve dhe çajrave bimorë

Plakja është një proces normal që prek çdo individ. Ajo nis që në të 20-tat e njeriut por ecuria e saj është e ndryshme duke u bazuar në shumë faktorë ku rol kryesorë luan edhe gjenetika.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja shpjegoi shkaqet që përshpejtojnë këtë proçes natyror të pashmangshëm. Ndërsa tregoi edhe ‘sekretet’ për ta ngadalësuar sa më shumë.

“E para duhet parë tek zinxhiri gjenetik sepse njeriu nuk është asgjë tjetër vetëm një fotokopje e zinxhirit gjenetikë të dy prindërve të tyre. Por nëse ne tregohemi të kujdesshëm që nga regjimi ditor deri në vazhdimësi atëherë trupi ynë do të jetë i shëndetshëm” tha ai.

Ndërsa tha se përshpejtues të plakjes jane edhe: Çrregullimi hormonal, mungesa e gjumit, mosruajtja e diellit të fortë. Por theksoi se mund ta ndihmojmë ngadalësimin e procesit përmes një diete ushqimore të mirë, ku të përfshihen këto ushqime:

“Duhet të tregojmë kujdes të përdorim arroret, shafranin, fusim lëngun e shegës, lëngun e boronicës e kështu me rradhë. Pra, përdorimi I frutave të pyllit, arroreve kanë një premisë shumë të përshtatshme për të frenuar plakjen e e trurit.


Pra, i japim atij rifreskim në mënyrë të vazhdueshme”shpjegoi specialisti i bimwve mjekwsore.

Ai tregoi edhe disa përgatitje bimore me çajra të ndryshëm që ndihmojnë në organizëm.

NJË ÇAJ QË FRENON PLAKJEN E TRURIT:

Në 1.5 litër ujë zieni për 2 minuta 3 fije çaj jugu dhe 1 lugë gjelle borzilok dhe 5 lugë çaj harmonia.

Kullojeni çajin pasi ftohet dhe ëmbëlsojeni sa më pak. Konsumoni 2-3 gota në ditë para buke.

NJË ÇAJ QË LUFTON PLAKJEN E ARTERIEVE

Në 2.5 litra ujë zieni për 2 minuta 1 pako çaj për zemrën dhe 2 lugë gjelle fruta pylli.

Pini 3 x 1 gotë në ditë para buke

NJË ÇAJ HORMONAL

Në 1.5 litër ujë zieni për 2 minuta, 2 lugë gjelle tribulus terrestris

1 lugë gjelle konopicë

1 dorë sherebelë

3 lugë çaj detox

Konsumoni 2-3 gota në ditë para buke/Shqiptarja.com

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *