Ndodh edhe kjo! Nuk shkon në punë prej 15 vitesh, 50-vjeçari padit kompaninë se nuk i ka rritur rrogën

Një punonjës i IBM-së me sëmundje terminale, paditi gjigantin e teknologjisë se nuk i ka rritur pagën prej 54,000 £ për 15 vitet që ishte në pushim mjekësor. Pas padisë, ai thekson se nuk kishte lakmi për para, por foli për frikën në lidhje me financat e familjes. Ian Clifford, 50 vjeç, u largua nga puna në vitin 2008 për arsye të shëndetit mendor dhe u diagnostikua me leuçemi të fazës së katërt në vitin 2012.

Atij i ishte garantuar se do të merrte 54,000 £ në vit deri në moshën 65 vjeç sipas planit shëndetësor të kompanisë – që do të thotë se ai do të fitonte më shumë se 1.5 milion £.

Por vitin e kaluar, ai paditi kompaninë për diskriminim të aftësisë së kufizuar, sepse IBM nuk rishikoi pagën e tij që nga viti 2013. Një gjykatë punësimi në Berkshire të Britanisë, hodhi poshtë kërkesën e tij ndërsa një gjykatës i tha zotit Clifford se atij i ishte dhënë një ‘përfitim shumë thelbësor’ dhe ‘trajtim i favorshëm’.

Duke folur për herë të parë që nga vendimi, Clifford tha se shansi që të jetojë pas 65-ve është shumë i pamundur, duke shtuar se donte të sigurohej që djali i tij të kishte kujdes financiar.
“Jam në kimioterapi dhe kam qenë për shumë vite dhe jam jashtëzakonisht i sëmurë,” tha ai për The Telegraph .


“Paga ndikon për borxhet, pensionin dhe gjithçka tjetër. Ishte më shumë për familjen time. Njerëzit mund të mendojnë, po, është bujare, por së pari ato shuma janë bruto dhe tatohen… Unë paguaj sigurim kombëtar për ato shuma. Unë kam një djalë në universitet”, theksoi ai.

Clifford filloi të punojë për kompaninë amerikane të softuerit Lotus Development në vitin 2000, pesë vjet pasi u ble nga IBM për rreth 3 miliardë paund. Ai përfundoi në ‘pushim mjekësor’ në shtator të vitit 2008 deri në vitin 2013, kur ngriti një ankesë, duke protestuar se nuk kishte marrë rritje rroge dhe as pagë pushimi në atë periudhë pesëvjeçare.

Në prill 2013, IBM ofroi një ‘marrëveshje kompromisi’ e cila lejoi që zoti Clifford të vihej në planin e aftësisë së kufizuar të kompanisë, i cili parandalon një person që nuk është në gjendje të punojë të pushohet nga puna. Sipas planit, punonjësit mbeten në listën e pagave dhe nuk janë ‘të detyruar’ të punojnë. Ata kanë një ‘të drejtë’ – deri në shërim, pension ose vdekje – të paguhen 75 për qind të të ardhurave të tyre të dakorduara. Plani u fiksua për më shumë se 30 vjet derisa ai të arrijë 65 vjeç, moshën e pensionit.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *