Pasojat për Sali Berishën – VIDEO

Sali Berisha është ndjerë në një kurth të madh që sipas tij ja ka ngritur Lulzim Basha, e në thelb këtu kreu i foltores ka arsye ta mendojë…

Zhvillimet që po ndodhin në mënyrë mjaft frenetike në radhët e opozitës në Kukës, si pasojë edhe zgjedhjeve të reja për bashkinë, janë dukshëm një barometër politik për të ardhmen e sezonit politik.

Po çfarë ka ndodhur realisht? Lulzim Basha, sapo ka marrë drejtimin e PD-së më 29 korrik, ka arritur fitoren e parë paraprake, edhe pse të vogël.

Me anë të një shkathtësie politike, kreu i PD-së, nuk hyri në lojën e polemikave të egra me foltoren për të treguar se kush është “më katolik se Papa” përballë Edi Ramës.

Basha, i la degës së Kukësit, pra strukturës lokale të partisë së tij autonominë e udhëheqjes së të gjithë procesit të përzgjedhjes, negocimit, e më pas shpalljes së një kandidature për kryetar bashkie. Deri tani, PD qëndrore nuk ka folur asnjëherë për këtë çështje, përveç kundërshtimit të aktit të Celibashit, për t’i dhënë Bashkimit për Fitore të Ilir Metës, shumicën e komisionerëve.

Lënia e autonomisë së strukturave lokale, ka sjellë një proces që duket hapur se ka dhënë rezultate, pasi në mënyrë diskrete, pa bujë, është arritur të gjendet një konsensus për kandidatin që PD do të shpallë në Kukës.

Kandidati është qartë se do të jetë Arif Rexhmati, kryetari aktual i degës së Kukësit, drejtues i PD-së në zonë prej vitesh, e një politikan që nuk njihet si përplasës. Në të gjithë kohën e “luftës civile” në PD, Rexhmati nuk ka qenë aktiv, nuk ka pasur oshilacione nga foltorja në PD e anasjelltas, siç ka ndodhur me mjaft personazhe politikë lokalë të opozitës. Veprime që janë të kuptueshme, pasi kemi pasur madje edhe kemi një kaos të plotë të strategjisë dhe vizionit politik të udhëheqjes së opozitës shqiptare.

Ndërkaq, akti i parë i Bashës në krye të PD-së, duket se ka qenë për herë të parë strategjik dhe me një shikim më të largët se politika e ditët, edhe pse është një fenomen lokal.

Dhënia e autonomisë së strukturës lokale për të udhëhequr, ndjekur e negocuar zhvillimet për kandidaturën përtej anëtarëve të seksioneve të PD-së së Kukësit, duke orientuar me ide, ka çuar në një rezultat jo të vogël. Ose më saktë dy rezultate.

Së pari, kryetari i degës së Kukësit, i cili është edhe kandidat për kryetar bashkie, ka arritur të marrë edhe miratim nga pjesë të foltores. Madje deri edhe propozim zyrtar në sekretarinë e Sali Berishës.

Së dyti, kandidati i Sali Berishës më 14 maj, Admir Sinamati, ka shpallur publikisht se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e pjesshme.

Në sytë e mbështetësve, por edhe votuesve të opozitës në Kukës, ka një lajm të qartë se ka mundësi për të dalë me një kandidaturë më 24 shtator. Që natyrisht krijon premisa optimiste për të fituar në këto zgjedhje.

Parë këto zhvillime, Sali Berisha është ndjerë në një kurth të madh që sipas tij ja ka ngritur Lulzim Basha, e në thelb këtu kreu i foltores ka arsye ta mendojë.

Çdo deklaratë apo qëndrim politik nga vetë Sali Berisha, apo edhe deputetët e tij në lidhje me Kukësin, nuk do të ketë efektin e fortë në bazë, pasi njerëzit, e në radhë të parë grupet e interesit brenda opozitës kanë folur e po flasin ndër vete, pa pasur nevojën e “fatva”-s së doktorit.

Ndaj, për të hyrë në proces, si gjithmonë, Sali Berisha po tenton të çajë me zhurmë, ku ka shpallur zhvillimin e primareve më 29 gusht.

Ky akt, synon të joshë sa më më shumë njerëz dhe grupe interesi, që si me magnet të thithë atë bazë brenda opozitës, të cilët këto ditë e kanë arritur njerëzit e PD-së së Kukësit me një pjesë të atyre të foltores atje. Duke shmangur autoritetin e doktorit, i cili ditë pas dite po e shikon se edhe pse ka influencë, ai nuk konsiderohet më ai autoritet vendimtar brenda opozitës.

Shumë shpejt, në mënyrë të saktë, pas zyrtarizimit të kandidatit të PD-së në Kukës, pasojat politike brenda opozitës do të jenë krejt të ndryshme. Që në radhë të parë, sidomos pas zgjedhjeve të Kukësit, do të rigrupojë në mënyrë të rëndësishme forcat brenda këtij grupi politik në vend. Deri tani Berisha e foltorja e tij është zënë gafil nga kjo lëvizje e Lul Bashës.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *