Historia e Kundërt Serbe dhe Shqiptare

Fëmijët serbë dhe shqiptarë në Kosovë mësojnë versione të ndryshme të historisë, të dyja të njëanshme dhe jo korrekte, thotë hulumtimi i bërë nga Qendra për Studime Paqeje në Universitetin e Beogradit.

Sipas hulumtimit “Stereotipet etnike dhe mitet kombëtare si një pengesë për pajtim: marrëdhëniet serbe – shqiptare”, të dy tekstet si ato serbe dhe shqiptare janë të mbushura me stereotipe, gjeneralizime dhe pikëpamje bardhë e zi të së shkuarës.

Kurrikula e teksteve shkollore të historisë serbe është krijuar nga Ministria e Arsimit në Republikën e Serbisë, dhe përdoren në të gjitha shkollat në Serbi.

“Nuk ka dhunë dhe konflikt të drejtpërdrejtë midis serbëve dhe shqiptarëve [në Kosovë], por jemi larg nga pajtimi. Kur shikon tekstet e historisë shikon pikëpamje tërësisht të kundërta”, thotë Goran Tepsic, një nga hulumtuesit në Qendrën për Studime Paqeje.

Tepsic tha se një nga kuriozitetet më të mëdha të hulumtimit ishte mënyra si shqiptarët dhe serbët përdorin të njëjtat fjalë për të përshkruar njëri-tjetrin – duke e akuzuar njëri-tjetrin se janë të dhunshëm, hajdutë dhe diskriminues. Shqiptarët kanë prirjen t’i përshkruajnë serbët si gjenocidalë.

“Sidoqoftë, tekstet shqiptare kanë pesë herë më shumë stereotipe se sa kanë tekstet serbe, dhe me këtë lloj të mësimit të historisë të dyja palët vetëm po legjitimitojnë dhunën dhe konfliktin”, shton ai.

Tekstet e historisë në gjuhën shqipe në Kosovë thonë se Kosova ka qenë territor shqiptar që prej shekullit të katërt para Krishtit, dhe se shqiptarët janë pasardhës të popullit të lashtë ilir, dhe si të tillë, kanë qenë kombi dominues në zonën e Kosovës së sotshme.

Librat serbë e përshkruajnë Kosovën dhe Metohinë si tokën e tyre të shenjtë, kur serbë ishin shumicë gjatë tërë historisë, derisa u dëbuan nga otomanët dhe shqiptarët.

Fëmijët serbë mësojnë se armiqtë e tyre më të madh historikë janë turqit dhe ata që u konvertuan në islam pas pushtimit otoman, si boshnjakët dhe shqiptarët.

Monumenti i heroti shqiptar Skenderbeut në qytetin e Prishtinës në Kosovë I Foto nga Wikicommons
Tekstet shqiptare thonë se armiqtë më të mëdhenj të tyre janë popujt sllavë, ose siç i përshkruan teksti “fqinjët e tyre të bashkuar shovinistë”. Serbët shihen si pushtues, diktatorë, dhe kombi që ka terrorizuar gjithmonë shqiptarët.

Sidoqoftë, të dyja etnitë e shohin veten si mbrojtës të Evropës nga otomanët, ndërsa serbët janë edhe mbrojtës të krishterimit nga islami.

Shqiptarët dhe serbët gjithashtu e fajësojnë njëri-tjetrin për “vjedhjen e një heroi”- shqiptarët thonë se heroi serb nga mesjeta, Milos Obilic, ishte i tyre, duke qenë se dyshohet se ka prejardhje shqiptare dhe në historinë e tyre quhet Milos Kopiliq.

Serbët në anën tjetër, thonë se një nga heronjtë më të mëdhenj shqiptar, Skënderbeu, ishte në fakt serb.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *