Vera është shumë e shëndetshme për organizmin dhe këshillohet të konsumohet nga moshat e rritura çdo natë një gjysmë gote, qoftë verë e kuqe apo e bardhë. Vera ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe forcon sistemin imunitar, pasi përmban antioksidantë që ndihmojnë në fuqizimin e organizmit.
Vera e kuqe apo e bardhë ndihmon në një zemër të shëndetshme. Duke ulur tensionin e gjakut dhe duke ofruar efekte qetësuese, vera ndihmon në qetësimin e çlodhjen e muskujve kardiakë, kështu ul rrezikun e goditjes në zemër dhe në tru.
Tensioni i lartë është shkaktar i shumë problemeve në zemër dhe në tru, por vera ndihmon në qetësimin e përgjithshëm dhe ul tensionin, gjithashtu, ul edhe ndjesinë e mërzitjes apo të lodhjes. Prandaj është shumë e këshillueshme të konsumohet 1 gotë në darkë, pasi iu ndihmon të qetësoheni pas një dite të lodhshme, ruan trurin dhe zemrën tuaj nga ndonjë lëvizje tensioni.
Ndërkohë që konsumimi i saj në darkë ju ndihmon për një gjumë të qetë. Përbërësit Të gjithë e dimë që vera vjen nga rrushi, megjithëse shumë fruta të tjera mund të bëhen verë. Kjo e fundit përmban fenole me shumicë, të cilat ndihmojnë në uljen e tensionit, uljen e kolesterolit në gjak dhe kanë efekte të hollojnë gjakun. Ngjyra e kuqe e verës i takon cianineve, ndërsa shija që ka vera varet nga oksidimi i fenoleve dhe madhësia e tyre.
Sa më të vogla të jenë fenolët aq më shumë e hidhur shijon vera. Përmban procianidina, të cilat, gjithashtu, hollojnë gjakun, por ka edhe taninë, të cilat mund t’i japin pak hidhërim, por ato shërbejnë si konservonte për verën, duke ndaluar rritjen e baktereve të ndryshme. Këto janë përbërësit kimikë në sasi më të mëdha, ndërsa në sasi të vogla janë edhe përbërës inorganikë si: metale, nitrate, etj.
Përgatitja e eliksirit: Marrim 2 shishe verë të kuqe dhe i hedhim në një tenxhere. Shtojmë në të 2-3 copa ananas, pak xhinxher (nëse ju pëlqen që vera të ketë pak si shije djegëse), 2-3 shkopinj me kanellë, 6-7 copa karafil. Ngrohet përzierja derisa të arrijë temperaturë 100 gradë celsius. I hidhen 3 lugë gjelle sheqer ose mjaltë. Hiqet menjëherë nga soba para se të fillojë të valojë. Në fund shtohet lëngu i një kokrre portokalli. Vera është gati për t’u konsumuar.
Pluhuri kundër gripit
Nëse i referohemi një bime të njohur botërisht si shtarë e zezë apo rrënja e sanzës do të shikojmë efektet e saj çudibërëse kundër gripit. Shija e saj është shumë e hidhur, por ka rezultate të mrekullueshme brenda një kohe të shkurtër në kurimin e gripit dimëror.
Ky pluhur mund të hidhet në gojë dhe ta shoqërosh me ujë apo ta hedhësh në kos e ndikon në forcimin e rruazave të bardha të gjakut, pra leukociteve si dhe grimcat që kanë hyrë në organizëm i bllokon dhe nuk i lejon që virusi të krijojë lidhje me qelizën.
Kjo bimë ka një mori lëndësh kimike, rreth 10-12 të tilla që japin efekte pozitive jo vetëm në sistemin imunitar të organizmit, por ndihmojnë dhe përmirësojnë shumë funksionimin e mëlçisë. Gjithashtu, mund të përdoret edhe te fëmijët anemikë, pasi qelizat absorbojnë hekurin pra është një bimë e mrekullueshme që përmirëson edhe oreksin. Kjo bimë pavarësisht efekteve, nuk është shumë e njohur në vendin tonë.
Një vlerë shumë të rëndësishme ka edhe çaji i trëndafilit të egër, i cili ndikon në kurimin e gripit. Në këtë periudhë përballemi me uljen e temperaturave në ambientet e jashtme dhe mbajtjen në vlera të larta të temperaturës në shtëpi.
Pikërisht këto ndryshime temperaturash pëlqen edhe virusi i gripit, qoftë ai A, B apo C.
Më të shpeshtit janë virusi A dhe B që përhapen me rrugë ajrore nga njëri person te tjetri nëpërmjet teshtimave, prekjes së objekteve të përbashkëta, ose kollitja në ambientet publike. Këto janë mënyrat e përhapjes së gripit që me rrugët aspiratore hundë apo gojë, arrijnë në brendësi të alveolave të mushkërive, më pas hyjnë në kombinacion me to.
Mbështjellja proteinike e viruseve ngjiten në alveolën e mushkërive, hyjnë në bashkëpunim me qelizën e fillojnë ta shkatërrojnë. Kjo periudhë inkubacioni që zgjat 24-72 orë shoqërohet me çrregullime fiziologjike, këputje trupore, rrjedhje hundësh, skuqje sysh etj. ky është momenti që njeriu duhet të kuptojë që virusi është i pranishëm në trupin e tij dhe pas 1-2 ditësh bëhet si një burim amplifikacioni e përhapet edhe te të tjerët. Ndërsa në trupin e të sëmurit fillon ajo “lufta” e brendshme fiziologjike e organizmit e i gjithë ky cikël zgjat 5, 7 apo 10 ditë./gazetashqiptare.al/