Kelmend Kojdheli nuk ka emigruar si bashkëmoshatarët e tij, por ka vendosur të punojnë në fermën e familjes në fshatin Llakatund të Vlorës.
Katër kapanoneve për rritjen e shpendëve u kanë shtuar edhe një stallë për dele. Ndërtimi i stallave u bë me paratë e familjes por dhe fondi i AZHBR-së.
Rreth 350 dele të sjella nga Spanja prodhojnë 400 litra qumësht në ditë. Në këto ferma, si te pularia ashtu dhe te stalla e deleve janë punësuar banorë nga zonat përreth.
Kelmendi i bën thirrje të rinjve: “që mos largohen nga Shqiperia sepse edhe ketu ka punë për të gjithë“. Kërkesa e tregut për qumështin e deles por dhe mishit ka bërë që të ndërtohen stalla të reja dhe moderne në zonën e fshatit Llakatund të njësisë administrative Shushicë.