Në mediumin serb, Borba, sot është publikuar një artikull për Kryeministrin në Detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe babait të tenistit serb, Novak Gjokoviq.
“Abazoviq është edhe djali, edhe vëllai im“, kështu e fillon mediumi serb “Borba”, duke e cituar babanë e tenistit serb, Srdan Gjokoviq.
Srdan Gjokoviq e ka lartësuar figurën e Abazoviqit publikisht, madje duke e konsideruar edhe si anëtar të ngushtë të familjes.
“Ai është në fakt djali im i katërt, pasi tashmë kam tre dhe fakti që ai ia ktheu pronën kishës është diçka për t’u krenuar. Gjithë nder për të dhe familjen e tij. Ai është gjithashtu pjesë e familjes sime”, shprehet Srdan Gjokoviq.
“Krenaria dhe gëzimi ynë, Novak Gjokoviq, erdhi nga guri dhe kryqi. Krenaria dhe gëzimi i Serbisë dhe Malit të Zi njësoj“, shprehet babai i Novak Gjokoviq.
Ai e ka treguar edhe një histori të tenistit serb, i cili në raste të caktuara ka përdorur gjuhë fashiste ndaj shqiptarëve në Kosovë.
“Kur Novak po martohej, më tha se do të ishte në Sveti Stefan. E pyeta: ‘Pse Sveti Stefan, vendi yt është Serbia dhe qyteti është Beogradi’. Më tha: “Ajo që më ke mësuar gjithë jetën është një vend dhe një popull”. E mbylla telefonin dhe qava gjysmë ore, kjo ka të bëjë me edukimin”, ka thënë Gjokoviq, duke shtuar se për të Mali i Zi dhe Serbia mbetën një shtet dhe një popull“, vazhdon më tutje rrëfimin ai.
Kryeministri në Detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ndau një çmim për familjen Gjokoviq dhe deklaroi se është një nder dhe krenari e pamasë për të, që sonte për herë të parë në shtëpinë malazeze, në shtëpinë e tyre, po i ndahen këto çmime.