Kënga e njohur “Mora fjalë” e dedikuar për sakrificën e Jasharajve në krye me Komandantin legjendar Adem Jashari, tashmë është bërë himn edhe për tifozët dhe lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë. Por, të paktë janë ata që e dinë se krijuesi i kësaj kënge është kompozitori, Naim Gjoshi.
Ai në një intervistë dhënë për median shqiptare A2CNN, ka folur në lidhje me këngën “Mora fjalë”, e ku tregoi se i pari i cili e ka kënduar është Qazim Beka më 5 mars të vitit 2001, kur po shënohej 3 vjetori i Epopoesë së UÇK-së.
Megjithatë, Gjoshi nuk hezitoi të shpalos brengat e tij madje, nuk ngurroi as të çoj fjalë. Kjo brengë e tij lidhet direkt me djalin e Komandantit Adem Jashari, Lulzim Jashari.
Ai thotë se i ka bërë përshtypje sepse asnjëherë nuk ka kërkuar ta takojë.
“Kam qenë disa herë në Skenderaj, aty është djali i Adem Jasharit, asnjëherë s’më ka taku. Për këtë fakt më vjen keq. Po, po më vjen keq, që djali i tij nuk më ka taku asnjëherë, saherë që kam qenë atje”, tha ndër të tjera Naim Gjoshi.
Ndiqeni videon e plotë nga intervista: