Ngritja e duarve në namaz a bëhet vetëm në tekbirin fillestar apo edhe në rastet e tjera?

Ngritja e duarve në namaz a bëhet vetëm në tekbirin fillestar apo edhe në rastet e tjera (kur biem në ruku, kur ngritemi nga rukuja dhe pas uljes së parë)?

Unë kam lexu hadithe dhe argumente nga të dy palët. Pyetja ime është: Vërtet ekzistojnë hadithe nga të dy anët apo një parë janë hadithe të forta dhe një parë të dobëta. Cila është e vërteta për këtë çështje?Përgjigjja:Falenderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket ngritjes së duarve gjatë marrjes së tekbireve në namaz, dijetarët kanë diskutuar gjërësisht rreth kësaj çështje dhe kanë dhënë mendime të tyre. Megjithatë, shkurtimisht themi se mendimi më i saktë dhe më i vërtetë në lidhje me këtë, është se duart është sunet të ngriten në namaz në katër raste:-Në tekbirin fillestar,-Para rënies në ruku,-Pas ngritjes nga rukuja, dhe-Pas ngritjes nga teshehudi i parë.

Duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Abdullah ibn Omeri i cili thotë se: “Pejgamberi ﷺ i ngriste duart e tij deri në supe në fillim të namazit (në tekbirin fillestar), kur merrte tekbir për në ruku dhe kur thoshte: Semiallahu limen hamideh i ngriste duart e tij”. [1] E në një transmetim: “Dhe kur ngritej prej rekatit të dytë, i ngriste duart”. [2]

Dhe argumente tjera të cilat e vërtetojnë një gjë të tillë.Ndërsa mendimi i dijetarëve të cilët thonë se ngritja e duarve bëhet vetëm në fillim të namazit, është i bazuar në disa argumente të cilat nuk qëndrojnë për të mbështetur këtë mendim. Prej tyre:Abdullah Ibn Mes’udi ka thënë: “A dëshironi që t’ua fali namazin e Pejgamberit ﷺ?” Pastaj, ua fali atë, dhe nuk i ngriti duart përveçse në herën e parë.

[3]Abdullah ibn Mes’udi thotë: “Jam falur pas Ebu Bekrit dhe Omerit dhe ata nuk i kanë ngritur duart përveçse në herën e parë.” [4]Apo hadithi në të cilin thuhet: “Kush i ngritë duart e tij në namaz, nuk ka namaz”. [5]Dhe argumente tjera të cilat nuk qëndrojnë për t’u mbështetur dhe për t’u argumentuar me to, për shkak të dobësisë së tyre.Andaj mendimi më i saktë padyshim është ai që është i sigurtë dhe i vërtetë në librat e hadithit dhe në të cilin nuk ka dyshim se është fjalë dhe vepër e Pejgamberit ﷺ.Edhepse kjo çështje nuk duhet të jetë shkak për përçarje në mes muslimanëve, përderisa në mesin e dijetarëve ka mendime të ndryshme.
Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami [1] Buhariu 735; Muslimi 390.[2] Buhariu në Raf’ul jedejn 103.[3] Ebu Davudi, Nesaiu, Ahmedi, Tirmidhiu dhe të tjerë – Ndërsa, Buhariu, Bejhekiu, Ebu Davudi, Darakutnij dhe të tjerë, thonë se ky transmetim është i dobët.[4] Darakutnij dhe Bejhekiu – Ndërsa dijetarët e hadithit këtë transmetim e kanë cilësuar si të dobët.[5] Ibn Xheuzij ka thënë: “ky transmetim është i shpikur.”

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *