U masakruan me qindra shqiptarë! E vërteta dhe shpifjet për atë që ndodhi në Tivar 74 vite më parë
Lidhur me akuzat e disa “historianëve” profashistë, të cilët pa asnjë fakt relevant dhe pa asnjë dëshmi të vetme të të mbijetuarve pretendojnë se Shteti i sapo vendosur komunist i Shqipërisë kishte dijeni për masakrën e Tivarit, dhe madje e kishte përkrahur atë, po botojmë me këtë rast disa të dhëna të cilat më 7 prill të vitit 1945 i ka publikuar komandanti i Korparmatës së Tretë të Ushtrisë Çlirimtare të Shqipërisë, Shefqet Peçi në një “komunikim urgjent” drejtuar Shtabit të përgjithshëm.
Këto të dhëna i ka evidentuar studiuesja, Anna di Lellio në Librin: “Dimri i gjatë i vitit 1945-Tivari”.
Ky është shkrimi i historianit të njohur në Kosovë e më gjerë, z. Hakif Bajrami, në përgjigje të një shkrimi për Masakrën e Tivarit, me autor historianin Uran Butka, i cili ka botuar një shkrim se gjoja Masakra e Tivarit e vitit 1945 është kryer me urdhër të Udhëheqjes së Shtetit Shqiptar. Kjo shpifje me tendenca antikombëtare ka gati 30 vjet që trumbetohet jo vetëm nga Uran Butka e ca biçimë të tjerë që hiqen si historianë, por edhe nga udhëheqja e PD-së së Tiranës, ku para
Disa vitesh patën ngritur edhe një komision parlamentar për të çuar para drejtësisë Ramiz Alinë si urdhërdhënës, por që tash akuzojnë Enver Hoxhën, ndërkohë që arkivat jugosllave flasin krejt ndryshe dhe që trajtohen hollësisht nga historiani Hakif Bajrami.
Ja çfarë shkruhet në një raport të Shefqet Peçit pak ditë pas masakrës së Tivarit:
“Një javë para masakrës, më se 7000 kosovarë, të mobilizuar rishtas kishin kaluar nëpër Shkodër për në Mal të zi, të ndarë në tri grupe marshimi. Grupi i Dytë prej më shumë se 3000 vetash posa arritën në Bregdetin e Tivarit u rrethuan nga jugosllavët dhe pasi u hoqën prej grupit ata të racës sllave, u hap zjarr kundër kosovarëve ku mbetën të vrarë më shumë se 500 veta. Këto informata janë marrë nga të mbijetuarit, që arritën të shpëtojnë nën grumbullin e kufomave. Rreth 10 nga të shpëtuarit ndodhen në Shkodër. Sipas informatave që kemi, shovinistë të shumtë jugosllavë ishin futur në radhët e ushtrisë, të cilët me anë provokimesh mundohen të mbjellin përçarje si nga ana e kosovarëve ashtu edhe nga ana e jugosllavëve, duke futur frikë në mesin e kosovarëve se do t’ iu vrasin të gjithëve, ndërsa jugosllavëve iu thoshin se kosovarët do të ikin…
(Pjesë nga Raporti i drejtuar nga Shefqet Peçi, komandant i Korparmatës së Tretë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, drejtuar Komandës së Përgjithshme. Materiali gjendet në Arkivin Qendror të Forcave të Armatosura (AQFA). Fondi 100/1, dosja 87, vitit 1945, raporti nr. 198/1, Shkodër, 07. 04. 1945.)
Nga ky dokument shihet qartë se kreu komunist i Shqipërisë nuk kishte fare dijeni lidhur me depërtimin e dhunshëm të 7000 shqiptarëve nga Kosova për në Tivar. Atë e kishte kuptuar Shefqet Peçi dhe kishte reaguar zyrtarisht 7 ditë pas masakrës.
Në një shkrim drejtuar Uran Butkës, i cili akuzon Enver Hoxhën për Masakrën e Tivarit, historiani i njohur dr. Hakif Bajrami, në një reagim të tij të botuar në Radion-Kosova e Lirë, me titull “Mos ia kthe pushkën veti dhe kombit tënd, Uran Butka!”, ka sqaruar:
Urdhrin, për masakër, pasi që po dëshiron ta dish e ka dhënë personalisht, Millovan Gjillasi dhe aksionin e kanë kryer vartësit e tij, Peka Dapçeviçit, komanda e Tretë e Brigadës X malazeze.
Po dëshirove emrat i ke në lirin e botuar prej tyre. Dhe ata të gjithë janë paditur nga Prokurori ushtarak dhe janë dënuar në vitin 1955, pas kërkesës më shkrim nga ana e Këshillit Ekzekutiv të Kosovës. Kjo kërkesë 10-vjeçare u bë me vonesë, sepse nuk ka guxuar kush i gjallë ta ngritë çështjen prej Millovan Gjillasit. Por kur ai ra në burg, çështja rreth Tivarit filloi të kthjellohet dhe tragjedia filloi ta marr një epilog, sado pak të drejtë, sepse të gjithë rekrutët u konsideruan si luftëtarë të Luftës Antifashiste.
Këtë fakt e vërteton Kërkesa e Këshillit Popullor të Krahinës Autonome të Kosovës më 12 nëntor 1955, drejtuar Prokurorisë Ushtarake në Beograd. Prokuroria me shkresën nr. 556/56 më 6 shkurt 1956 jep këtë përgjigje se përcjellës të regrutëve shqiptarë nga Shkodra e deri në
Tivar ishin pjesëtarët e Brigadës X malazeze, me qëllim që ata të i dorëzohen pastaj Divizionit IX sulmues të Dalmacisë. Millovan Gjillasi deri sa zgjatnin operacionet e luftës i thotë Peka Dapçeviçit, tekstualisht: “Eja t`ua bëjmë shqiptarëve siç ua ka bërë Savë Batarja më 1913, e ta shndërrojmë Dukagjinin në hambar të drithit për Malin e Zi, sepse shqiptarët ma kanë vrarë babin tim atje, si kolon”. Mendo, tash se prej kujt e mori lejen Vasa Qubrilloviçi që më 3 nëntor ta dorëzoi Elaboratin për likuidimin e shqiptarëve? ka sqaruar mes tjerash në reagimin e tij historiani i mirënjohur dr. Hakif Bajrami. (Nga Ahmet Qeriqi/DITA)