Në Kosovë tash e sa kohë është ngritur alarmi për mungesën e punëtorëve.
Janë firmat ato që po ankohen se kanë mungesë të punëtorëve, por që deri më tani dihet se ka pasur trajtim të padinjitetshëm ndaj tyre e me kushte jo të mira në punë.
Një inspektor nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se edhe ta në punën e tyre ballafaqohen me vështirësi dhe ka nevojë që të shtohet numri i inspektorëve.
“Punoj në divizionin e inspektoratit, si inspektor, të kënaqur nuk jemi hiq por po duhet me punu Probleme ka të ndryshme se nuk ki siguri, kërcënohesh në orar të punës. Ka inspektora pak se edhe në teren edhe me kry punë prej zyrës nuk mundesh, duhet me marr inspektora në punë”, ka thënë ai.
Ndërsa ai tregoi se shumë biznese I keqtrajtojnë punëtorët, nuk ua japin pagat me kohë, kanë kushte jo të duhura dhe këto janë arsyet se përse të rinjtë po largohen nga vendi.
“Shumica e biznesmenëve po e keqpërdorin djersën e punëtorit, nuk ka ma sllav qysh ka me pas përpara, punëtorë ka sa dush po nuk po paguhet. Është një firmë atje në ndërtimtari qe 3 muaj 7 punëtorë si kanë marrë pagat e tyre”, u shpreh ai.
Ndiqeni videon e plotë: